• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDIHMË E RE PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE/ Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës
Home
Politikë

NDIHMË E RE PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE/ Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës

29 September, 2026 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot një kthesë rregullatore në mbështetje të arsimit gjithëpërfshirës, duke premtuar bonus financiar mbi pagë për mësuesit ndihmës, ngritjen e një sistemi të ri trajnimi profesional si dhe krijimin e Këshillit Konsultativ për Fëmijët me Aftësi Ndryshe.

Deklaratat e kreut të qeverisë u bënë gjatë një bashkëbisedimi me një grup prindërit, ku të pranishme ishin edhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, si dhe drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror, Reme Lala.

Rama: Trajnim i dedikuar dhe stimul financiar mbi pagë

Pasi dëgjoi shqetësimet e familjarëve mbi vështirësitë në sistemin arsimor dhe nevojën për kualifikimin e mësuesve, Kryeministri Rama vuri theksin te domosdoshmëria e institucionalizimit të trajnimeve dhe rritjes së motivimit financiar për stafin ndihmës.

“Duhet ndërtuar një sistem trajnimi, dhe e dyta, duhet parë mundësia që këtyre mësuesve t’u jepet një ekstrambështetje financiare, pra ata duhet ta kenë një bonus mbi pagën patjetër,” tha prerazi Rama.

Kryeministri propozoi ngritjen e një strukture të posaçme ndërlidhëse që do të trajtojë problematikat ditore të fëmijëve dhe prindërve.

“Të organizojmë një këshill konsultativ që të mblidhet me frekuenca të rregullta, një herë në kaq kohë. E dyta, të ketë një mikrosekretariat — dikë që mund të referojë probleme në kohë reale, sepse nga një takim në një takim tjetër pas tre muajsh ndodh diçka që duhet referuar,” deklaroi Kryeministri.

Gjatë takimit, prindërit parashtruan edhe shqetësimet e tyre mbi barrierat që hasin çdo ditë në arsimimin e fëmijëve. Ndër pikat kryesore të ngritura ishte nevoja emergjente për krijimin e këndeve sensoriale dhe dhomave burimore brenda ambienteve arsimore.

“Sistemi na e ka bërë pak më të vështirë dhe duam të kontribuojmë realisht sesi ta rregullojmë këtë pjesë. E dyta, që kemi si problematikë, është këndi sensorial ose dhomat burimore,” u shpreh një nga prindërit e pranishëm.

Kumbaro: Raporti 1 me 1 për mësuesit ndihmës dhe klasat interaktive

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, theksoi përparimin e bërë në mbulimin e nevojave të nxënësve me mësues ndihmës, duke bërë të ditur se është arritur mbështetja individuale për çdo fëmijë.

“Nga viti në vit është rritur numri i mësuesve ndihmës. Nëse dikur kishim 1 mësues ndihmës për 4 fëmijë, sot jemi në raportin 1 mësues për çdo fëmijë, dhe jemi në planin për t’i rritur orët, sidomos rast pas rasti,” deklaroi Kumbaro.

Ajo njoftoi gjithashtu ngritjen e hapësirave të posaçme brenda shkollave për trajtimin e momenteve të ngarkesës emocionale apo vështirësive në komunikim.

“Në shkolla po krijohen klasa të dedikuara interaktive ku fëmijët, në momente vështirësie apo agjitimi, së bashku me mësuesin ndihmës mund të qëndrojnë që të ndihen më mirë,” u shpreh Ministrja e Arsimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VETËVRASJA E XHUANA NIKOLLAJT/ Arrestohet pas më shumë se gjashtë muajsh në arrati ish-bashkëshorti
Previous article BE NDRYSHON RREGULLAT PARA ZGJERIMIT/ Shqipëria mes vendeve që preken nga reforma! Ja çfarë parashikon drafti dhe përfitimet

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË GJERMANI/ Humbin jetën dy të rinj shqiptarë në aksidentin me nëntë automjete Aktualitet

TRAGJIKE NË GJERMANI/ Humbin jetën dy të rinj shqiptarë në aksidentin me nëntë automjete

MISIONI MBYLLET ME SUKSES/ Shqipëria mund Bjellorusinë dhe fiton grupin në Ligën e Kombeve Breaking News

MISIONI MBYLLET ME SUKSES/ Shqipëria mund Bjellorusinë dhe fiton grupin në Ligën e Kombeve

E RËNDË/ Gjendet i vdekur brenda makinës në Tiranë, dyshimet e para për 39-vjeçarin nga Paskuqani Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i vdekur brenda makinës në Tiranë, dyshimet e para për 39-vjeçarin nga Paskuqani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT