Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Jonufrës, në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Nga informacionet paraprake mësohet se një “Volkswagen Golf”, i cili po udhëtonte në aksin Orikum–Vlorë, është përplasur me një automjet tip “Benz” që po lëvizte në drejtim të kundërt, nga Vlora drejt Orikumit.
Përplasja ka shkaktuar plagosjen e drejtuesit dhe një pasagjereje që ndodheshin në njërin prej automjeteve.
Të dy të lënduarit janë dërguar në spital, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.


