Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pritet të thërrasë në mbledhje Këshillin e Sigurimit Kombëtar në fillim të javës së ardhshme.
Sipas burimeve nga Presidenca, mbledhja pritet të zhvillohet në ditët e para të javës, ndërsa një prej rrethanave që lidhet me përcaktimin e saj është edhe mungesa e kryeministrit Edi Rama jashtë vendit. Kreu i qeverisë pritet të rikthehet në Shqipëri më 26 shtator.
Mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar vjen në një moment të ndjeshëm, pas arrestimit të ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.
Detajet mbi rendin e ditës dhe çështjet konkrete që do të diskutohen pritet të bëhen të ditura në vijim.


