• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“VRASJA MAFIOZE” NË BURG, DOSJA E ALKET RIZAIT/ Dëshmitë: E goditi me tre plumba në kokë (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

“VRASJA MAFIOZE” NË BURG, DOSJA E ALKET RIZAIT/ Dëshmitë: E goditi me tre plumba në kokë (VIDEO)

19 September, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Emri i Alket Rizait është rikthyer në qendër të vëmendjes në Greqi, pasi përmendet në dosjen e hetimeve për vrasjen e të burgosurit Antonis Papadatos, në burgun e Domokosit më 15 shkurt 2026.

Sipas televizionit grek SKAI, dëshmitë dhe pamjet e kamerave të sigurisë e vendosin Rizain në ambientet pranë vendit ku Papadatos u vra me tre plumba. Megjithatë, Rizai e mohon se ka qenë brenda dhomës ku ndodhi krimi dhe, sipas raportimeve, nuk është akuzuar për vrasjen.

Për vrasjen është akuzuar një i dënuar bullgar me burgim të përjetshëm, i cili ka marrë përsipër përgjegjësinë për ngjarjen. Ndërkohë, kryegardiani i burgut, i cili ndodhej në vendngjarje, është arrestuar dhe është lënë në paraburgim pas deklarimeve që autoritetet i kanë konsideruar kontradiktore.

Pamjet e publikuara nga SKAI tregojnë lëvizjet e personave në burg pak para vrasjes. Sipas raportimeve, Papadatos u largua nga sektori ku qëndronte pasi u thirr nga i dënuari bullgar, ndërsa në të njëjtën kohë drejt zonës së zyrës së kryegardianit u drejtua edhe Rizai, i shoqëruar nga disa të burgosur të tjerë.

Dhoma ku ndodhi vrasja nuk kishte kamera sigurie, çka e ka bërë më kompleks zbardhjen e plotë të ngjarjes. Hetuesit po shqyrtojnë edhe provat kriminalistike të mbledhura gjatë hetimit. Sipas raportimeve të mediave greke, në këpucët e Rizait janë gjetur gjurmë gjaku, ndërsa në veshjet e tij janë evidentuar gjurmë baruti.

Vetë Rizai i ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se nuk kishte qenë në zyrën e vjetër të kryegardianit në momentin e vrasjes.

Ndërkohë, 47-vjeçari vijon të jetë në kërkim nga autoritetet greke pas largimit nga burgu. Sipas raportimeve, një nga pistat që po shqyrtohet është mundësia që ai të jetë larguar drejt Shqipërisë, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NATION LEAGUE/ Del lista e kombëtares, të ftuarit e trajnerit Maran
Previous article SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes

s.autor

Postime të ngjashme

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 6 PRONA NË FIER/ Arrestohen ish-drejtori i ASHK-së dhe përfituesi. Masë edhe për ish-hartografin Aktualitet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 6 PRONA NË FIER/ Arrestohen ish-drejtori i ASHK-së dhe përfituesi. Masë edhe për ish-hartografin

SHQIPËRIA NË NASA! Futet në “hartën” e eksplorimit hapësinor dhe firmos Marrëveshjet “Artemis” e drejtuar nga SHBA Aktualitet

SHQIPËRIA NË NASA! Futet në “hartën” e eksplorimit hapësinor dhe firmos Marrëveshjet “Artemis” e drejtuar nga SHBA

NDARJA NGA JETA E ISH-BASHKËSHORTES SË ALBAN HOXHËS/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e dy mjekëve Aktualitet

NDARJA NGA JETA E ISH-BASHKËSHORTES SË ALBAN HOXHËS/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e dy mjekëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT