• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U ABUZUA NGA TEZJA DHE KUSHËRIRI I SAJ/ Si u zbulua skandali s*ksual me 12-vjeçaren! Çoi padashje një video pornografike në bisedë me shoqet
Home
Aktualitet
Kronikë

U ABUZUA NGA TEZJA DHE KUSHËRIRI I SAJ/ Si u zbulua skandali s*ksual me 12-vjeçaren! Çoi padashje një video pornografike në bisedë me shoqet

17 September, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një ngjarje e rëndë është bërë publike ditën e sotme, 17 shtator, ku është mësuar se një 12-vjeçare, dyshohet se është abuzuar seksualisht nga djali i hallës dhe tezja e saj.

Të dy personat janë arrestuar nga Policia e Tiranës, nën dyshimet për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, “Incest” dhe “Pornografi”.

Për të dhënë më shumë detaje rreth kësaj ngjarjeje të rëndë, gazetarja Glidona Daci, ishte në një lidhje live në emisionin “Rudina” në TV Klan.

Daci pohoi se ndodhej pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, në përpjekje për të siguruar më shumë informacione, megjithatë, për shkak të ruajtjes së anonimatit të të miturës dhe sensitivitetit të çështjes, autoritetet janë treguar të rezervuara në dhënien e detajeve.

“Sipas informacioneve që ne kemi, padashur, 12-vjeçarja ka hedhur një nga materialet që dyshohet se ka pasur pamje pornografike në një nga grupet e chat-it që ajo kishte me shoqet e saj. Nga frika se kjo pamje filmike mund të shpërndahej te persona të tjerë, ajo ka kontaktuar fillimisht psikologen e shkollës, e cila, menjëherë e alarmuar, ka lajmëruar zyshën kujdestare e më pas prindërit e vajzës, po ashtu edhe strukturat e policisë.”

Gazetarja u shpreh se menjëherë pas sinjalizimit, strukturat e rendit kanë bërë të mundur shoqërimin e vajzës në ambientet e policisë, në prani të prindërve dhe psikologes. Aty është bërë edhe marrja në pyetje e saj, për orë të gjata, me asistencën e psikologes.

“Është bërë e mundur marrja në pyetje me anë të psikologes, ku kanë zbuluar më pas informacione që i kanë tronditur edhe vetë hetuesit. Të gjithë ata që janë marrë me rastin janë në gjendje shumë të shokuar nga ajo se çfarë kanë arritur të shohin. Fillimisht, hetuesit, nga ajo çfarë kanë gjetur, kanë rënë në gjurmët e djalit të hallës së saj, i cili është në moshën 29-vjeçare. Identiteti i tij nuk është bërë i ditur, për shkak se mund të çojë në identifikimin e vajzës.”

Gjatë hetimeve, autoritetet dyshohet se kanë zbuluar edhe materiale të tjera pornografike, duke ngritur dyshime për përfshirjen e tezes së 12-vjeçares. Për këtë arsye, sipas gazetares, është bërë i mundur edhe shoqërimi dhe arrestimi i saj.

Sipas Dacit, ngjarja dyshohet të ketë nisur rreth tre muaj më parë. Nga informacionet e deritanishme, nuk dyshohet se dy personat e përfshirë kanë pasur lidhje mes tyre në aktin e rëndë të ndërmarrë ndaj vajzës së mitur.

“Çështja është ende nën hetim dhe ndoshta nga verifikimet e mëtejshme dhe ekspertiza e detajuar e telefonave të të dyshuarve mund të dalin dhe të dhëna që mund të provojnë ndoshta edhe një marrëdhënie tjetër, atë të 29 vjeçarit dhe 32 vjeçares.”

Ajo bëri gjithashtu të ditur se abuzimet kanë ndodhur në kohë të ndryshme dhe vende të ndryshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bylykbashi prezanton draftin e PS: Rritje sa 2% e pagës së Presidentit
Previous article FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 1143 HEKTARË TOKË/ Kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË ATHINË/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident Aktualitet

TRAGJEDI NË ATHINË/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 1143 HEKTARË TOKË/ Kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi Aktualitet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 1143 HEKTARË TOKË/ Kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi

KALLËZIMI I GJYQTARËVE/ SPAK nis hetimet për çështjen e pagave të magjistratëve, sekuestron dokumente te Ministria e Financave Aktualitet

KALLËZIMI I GJYQTARËVE/ SPAK nis hetimet për çështjen e pagave të magjistratëve, sekuestron dokumente te Ministria e Financave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT