• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“300 MIJË EUROT VENDOSI TE DEPOZITA E GAZIT”/ Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë në Vorë, 56-vjeçari i la kushëririt plumbin në zarf në derën e shtëpisë
Home
Aktualitet
Kronikë

“300 MIJË EUROT VENDOSI TE DEPOZITA E GAZIT”/ Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë në Vorë, 56-vjeçari i la kushëririt plumbin në zarf në derën e shtëpisë

13 September, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

56-vjeçari Ardian Muka, i cili ishte emigrant në Greqi, provoi të bëhej gjobëvënës, por nuk i eci.

U tradhtua në letrën kërcënuese përmes të cilës kërkoi 300 mijë euro, nga dialekti se si kishte renditur kushtet ndaj kushëririt të tij, që ndërkohë ka biznes në Itali.

Mbasi kanë studiuar letrën e gjobëvënies, agjentët e Komisariatit numër 7 në Tiranë u bindën se bëhej fjalë për një banor të zonës së Gërdecit, mes të tjerash sepse ai njihte shumë mirë detaje nga jeta në këtë fshat.

“300 mijë eurot lidhini në një qese dhe vendosi tek depozita e gazit mbas shtëpisë, pastaj do ju shkruaj unë se ku do t’i vendosni sërish”, urdhëronte i dyshuari Muka, në letrën e mbyllur në zarf ku kishte lënë si shenjë paralajmëruese edhe një plumb.

Tashmë i arrestuar për akuzën e shtrëngimit me anë të kanosjes dhe mbajtjes së municioneve, Muka pranoi se ishte ai kanosësi, i cili, siç rezulton nga burime të sigurta për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, kishte lënë të njëjtën letër gjobëvënëse në derën e kushërinjve të tij edhe verën e vitit të kaluar.

Por të afërmit e tij kishin vendosur ta kalonin në heshtje episodin e parë dhe kanë pritur me ankth se çfarë do të ndodhte me ta, megjithëse rezulton se të gjobiturit jetonin në Itali dhe zotërojnë një biznes ndërtimi.

Në dijeni të plotë edhe të disa konflikteve të tjera ekonomike, 56-vjeçari dyshohet se shfrytëzoi sërish pushimet verore në vendin e tij dhe përpiloi letrën që, për të fshehur gjurmët, e shkroi me gërma kapitale. Mes shumë gabimeve gramatikore, i dyshuari la shenja për agjentët e Komisariatit të Vorës që, teksa kërkonin autorin, ndërkohë ishin të alarmuar nga një kërcënim tjetër i tij.

“Ai përmendte se do vendoste eksploziv në banesë dhe kjo solli në vendngjarje edhe hetues të krimeve të rënda”, tha për Top Channel në kushtet e anonimitetit një burim policor, sipas të cilit ishte vetë autori që, me gabimet në letër, ndihmoi padashje në zbulimin e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LUFTË" FENELINAVE TË ABUZUESVE/ Urdhri i ri për policët dhe zyrtarët që hiqen si të privilegjuar
Previous article PËRLESHJE ME THIKA NË ATHINË/ Plagoset rëndë 40-vjeçari indian, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

s.autor

Postime të ngjashme

"LUFTË" FENELINAVE TË ABUZUESVE/ Urdhri i ri për policët dhe zyrtarët që hiqen si të privilegjuar Aktualitet

"LUFTË" FENELINAVE TË ABUZUESVE/ Urdhri i ri për policët dhe zyrtarët që hiqen si të privilegjuar

PËRLESHJE ME THIKA NË ATHINË/ Plagoset rëndë 40-vjeçari indian, mes të arrestuarve edhe një shqiptar Aktualitet

PËRLESHJE ME THIKA NË ATHINË/ Plagoset rëndë 40-vjeçari indian, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

TË SHTËNAT ME ARMË ZJARRI NË MAT/ Breshëria mbi makinën e familjes Lleshi, Kryeprokurori i Dibrës ndjek hetimet: Si u arratisën autorët përmes… Aktualitet

TË SHTËNAT ME ARMË ZJARRI NË MAT/ Breshëria mbi makinën e familjes Lleshi, Kryeprokurori i Dibrës ndjek hetimet: Si u arratisën autorët përmes…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT