Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Marglliç të Patosit, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës.
Sipas të dhënave paraprake, viktima është 46-vjeçari Ermal Debrova, i cili dyshohet se po montonte një shtyllë elektrike kur ka pësuar aksidentin.
Për pasojë, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit dhe shkakun e humbjes së jetës së 46-vjeçarit.


