Deputeti demokrat Luan Baçi është paraqitur mëngjesin e kësaj të premteje në SPAK, dhe mësohet se aryeja për këtë ka qenë një kallëzim i bërë në shkurt të vitit 2024 nga ish- ortaku i tij i biznesit Aredin Behari. Baçi u paraqit së bashku me avokatin e tij Sokol Mëngjesi.
Deputeti demokrat është paditur se ka pastruar dhe fshehur një shumë prej 1.5 minilonë eurosh. Ku përgjatë viteve 2010-2012, Luan Baçi ka investuar rreth 1.5 milionë euro në kompaninë private “Geral Am”, para këto të cilave nuk u dihet burimi dhe nuk kanë deklaruar në ILDKPKI.
Mësohet se aksionet në kompani janë marrë nga gruaja e tij, Elsa Baçi. Ndërsa po gjatë asaj periudhe Luan Baçi është hetuar për korruopsion me patentat, kohë gjatë së cilës ka qenë drejtor në Fier, madje atëherë ka marrë edhe masë pezullimi detyre ndaj tij.
Baçi ka dhënë një deklaratë për mediat 30 minuta pas qendrimit në SPAK, ku ka thënë se nuk i është komunikuar akuzë.


