Ish futbollisti i kombëtares shqiptare, Igli Tare është paraqitur këtë të hënë (31 gusht) në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), nga ku ka dalë pas më shumë se tre orësh.
Në një prononcim për mediat, Tare nuk preferoi të ndante detaje nga seanca në prokurori, por falënderoi mediat për korrektësinë në raportimin e ngjarjes së tij.
“Të tjerat ia lëmë kohës”, u shpreh Igli Tare shkurtimisht për mediat nga ambientet e jashtme të SPAK-ut.
Ndërkaq Tare po hetohet nën dyshimet për pastrim parash në bashkëpunim.
Në fund të korrikut, SPAK ushtroi kontroll në dy vila në pronësi të tij në Palasë.
Ndërsa më herët, është sekuestruar një vilë në Dhërmi, e regjistruar në emrin e tij.


