• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Home
Politikë

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës

27 August, 2026 s.autor Politikë

Ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pritet të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ditët e para të shtatorit. Udhëtimi lidhet me pjesëmarrjen e tij në një aktivitet të Partisë Republikane amerikane, që do të zhvillohet në Dallas më 9 dhe 10 shtator.

Gazetari Muhamed Veliu bën me dije se ka siguruar një dokument të “International Democracy Union” që konfirmon pjesëmarrjen e Berishës në delegacionin e organizatës për Konventën Kombëtare Republikane.

Dokumenti mban titullin “Konfirmim për pjesëmarrjen tuaj në delegacionin e IDU për Konventën Kombëtare Republikane” dhe i drejtohet zotit Berisha. Në të konfirmohet pjesëmarrja e tij në aktivitetin që do të mbahet në Dallas më 9 dhe 10 shtator.

“IDU është e kënaqur që ju do të na bashkoheni ne dhe ne jemi konfidentë se pjesëmarrja juaj në këtë mbledhje historike për Partinë Republikane di të jetë me shumë vlerë për Partinë Demokratike të Shqipërisë. Detaje të tjera në lidhje me lëvizjet e delegacionit, akreditimin dhe programit e eventit do t’ju komunikohen nga sekretariati i IDU”, thuhet në dokument.

Sakaq, sipas të njëjtave burime mësohet se deputeti Gazment Bardhi, në cilësinë e kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ka paraqitur pranë Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme një kërkesë për një botë verbale shtetërore, me qëllim mundësimin e pjesëmarrjes së Berishës në aktivitetin e republikanëve amerikanë.

Kujtojmë se më 12 qershor të këtij viti, me shpejtësi në mediat shqiptare qarkulloi lajmi se ndaj Sali Berishës ishte hequr statusi “non grata”.

Sipas informacioneve të bëra publike në atë kohë, kishte qenë e deleguara e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nancy VanHorn, ajo që kishte kontaktuar personalisht Berishën për ta njoftuar mbi vendimin e marrë nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio.

Mirëpo, kjo vizitë e Berishës vjen pas një lehtësimi që shteti amerikan i dha atij me qëllim që të marrë pjesë në këtë eveniment, dhe nuk ka lidhje me “non gratën” e vendosur ndaj tij.

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit në maj të vitit 2021. Në argumentimin e saj, administrata amerikane e asaj kohe deklaroi se Berisha ishte përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë, duke përmendur keqpërdorimin e fondeve publike dhe ndërhyrjen në procese publike për përfitime personale dhe politike.

Vendimi përfshinte gjithashtu familjen e tij dhe ndalonte hyrjen e tyre në territorin e Shteteve të Bashkuara.

Berisha e kundërshtoi menjëherë vendimin, duke e cilësuar atë si të motivuar politikisht dhe duke akuzuar kundërshtarët e tij në Tiranë për ndikim në këtë proces. Ai hodhi akuza edhe ndaj zyrtarëve të lartë amerikanë, duke pretenduar se vendimi ishte rezultat i lobimeve politike kundër tij.

Shpallja “non grata” solli pasoja të forta në jetën politike të Partisë Demokratike. Në shtator të vitit 2021, kryetari i atëhershëm i PD-së, Lulzim Basha, vendosi përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar demokrat. Ky vendim u pasua nga një përplasje e ashpër politike brenda partisë, e cila kulmoi me lëvizjen e Rithemelimit, mbajtjen e Kuvendit Kombëtar dhe rikthimin e Berishës në krye të Partisë Demokratike në vitin 2022.

Në vitin 2023, Berisha u vendos në masën e sigurisë “arrest shtëpie” në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”, një vendim që ai e konsideroi politik. Pas më shumë se një viti, ai u lirua në fund të vitit 2024 dhe iu rikthye aktivitetit të plotë politik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKIMI I FOTOVE TË ERGYS AGASIT PAS ARRESTIMIT/ AMP nis hetimet për Policinë e Tiranës
Previous article I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima

s.autor

Postime të ngjashme

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT