Një person është dhunuar nga disa të rinj në zonën e Kakomesë në Sarandë, pas një konflikti që dyshohet se nisi për shkak të filmimit me telefon të zonës së plazhit.
Sipas dëshmisë së të dëmtuarit, disa të rinj kanë ndaluar me automjet pranë tij dhe e kanë pyetur se përse po filmonte. Pas fyerjeve dhe debatit, situata ka përshkallëzuar në dhunë fizike, ku të rinjtë e kanë goditur me grushte.
Si pasojë e goditjeve, personi ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në Sarandë për të marrë ndihmë mjekësore, ku raportohet se ka pësuar edhe frakturë.
Autorët janë identifikuar nga policia, e cila është vënë në kërkim të tyre për t’i shoqëruar dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të konfliktit dhe ndalimin e autorëve.


