• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri
Home
Breaking News

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri

22 August, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ministria e Mbrojtjes ka bërë së fundmi bilancin e situatës së zjarreve që prej ditësh kanë përfshirë disa zona të vendit. Sipas ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 11 vatra zjarri, 7 prej të cilave janë tashmë nën mbikëqyrje, ndërsa 4 vijojnë të jenë aktive.

Për përballimin e situatës janë angazhuar 332 forca operacionale dhe 15 automjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 150 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 automjete zjarrfikëse, 1 ekskavator i rëndë, 4 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”.

Një nga vatrat kryesore që vijon të jetë aktive është ajo në Gojan-Gjegjan, në Pukë, ku ndërhyrja po kryhet nga toka dhe ajri. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, operacioni ka sjellë përmirësim të ndjeshëm të situatës në Gojan të Madh dhe Gojan të Vogël.

Një tjetër vatër aktive është ajo në Shtanë-Tenë, në Mirditë, ku po vijon puna e forcave zjarrfikëse, strukturave vendore, shërbimit pyjor dhe Forcave të Armatosura.

Ndërhyrja vijon edhe në Malin e Dajtit, ku janë angazhuar 25 efektivë të MZSH-së, 5 forca të ADZM-së dhe 30 efektivë të Forcave të Armatosura, me mbështetjen e një helikopteri dhe dy avionëve “Air Tractor”.

Në Shtuf të Mirditës, zjarri mbetet aktiv, por me intensitet të ulët dhe po monitorohet nga strukturat vendore.

Ndërkohë, në Dukat, zjarri është shuar pas ndërhyrjes së forcave tokësore dhe mbështetjes së Forcave të Armatosura, ndërsa zona vijon të mbahet nën mbikëqyrje. Edhe vatrat e raportuara në Dibër, Lezhë, Elbasan dhe Vlorë janë nën monitorim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë
Previous article "MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit

s.autor

Postime të ngjashme

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit Aktualitet

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit

ZJARR I MADH NË NOVOSELË/ Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo Aktualitet

ZJARR I MADH NË NOVOSELË/ Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo

PAMJET/ Dyshohet se do kryente krim në Tiranë, 40-vjeçari kapet me pistoletë të mbushur te “Liqeni i thatë” Aktualitet

PAMJET/ Dyshohet se do kryente krim në Tiranë, 40-vjeçari kapet me pistoletë të mbushur te “Liqeni i thatë”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT