• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ISHA NË SHOK”/ Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen në Ksamil: Thikën ia mora një turisti dhe…
Home
Breaking News

“ISHA NË SHOK”/ Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen në Ksamil: Thikën ia mora një turisti dhe…

22 August, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhet dëshmia në sallën e gjyqit e Sokrat Vatës, i akuzuar për vrasjen e 20-vjeçarit portugez në Ksamil, Luis Miguel Varela Mendes. Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, raporton se Vata ka deklaruar se e ka goditur me thikë për vetëmbrojtjes, pasi sipas tij, ka qenë viktima që i është drejtuar atij me armën e ftohtë. Para trupit gjykues, Vata ka deklaruar se në lokal ndodhej një grup turistësh francezë, të cilët po bënin zhurmë. Sipas Vatës, shoku i tij u ka kërkuar të ruanin qetësinë, por turistët kanë vijuar me sharje dhe më pas ka nisur përleshja fizike.

Vata ka pretenduar se gjatë konfliktit, njëri prej turistëve kishte një thikë, të cilën ai ia ka marrë pasi e ka neutralizuar. Në këtë moment, sipas dëshmisë së tij, një prej turistëve e ka goditur me shkelm në nofull, duke e rrëzuar në tokë. Ai ka deklaruar se, ndërsa turistët kanë tentuar ta godasin sërish, ka lëvizur dorën instinktivisht për t’u mbrojtur, por nuk kujton se si e ka goditur viktimën.

“Nuk e kujtoj si e kam goditur. Isha në shok. Nuk e dija nëse ndonjëri prej tyre ishte plagosur, pasi ishin shumë. Nga shoku jam larguar”, ka deklaruar Vata.

Ndërkohë, shtetasi turk Nuh Mahmutoglu, i njohur me Vatën për shkak të bashkëpunimit në shoqërimin e turistëve, ka deklaruar se Vata e ka telefonuar rreth orës 06:30 dhe i ka kërkuar ta shoqëronte drejt Tiranës, duke i thënë se ishte rrëzuar nga motori. Edhe të ndaluarit e tjerë kanë mbajtur qëndrim mohues para gjykatës, duke deklaruar se nuk e kanë parë momentin e përleshjes.

Në përfundim të seancës, trupa gjykuese e Sarandës ka vendosur masën arrest me burg për Vatën. Po ashtu, për Ezgi Parlak dhe Nuh Mahmutoglu është vendosur masa “arrest në burg”, dy shtetasit turq që tentuan ta largonin me makinë. Për Ildi Cekanin dhe Ardit Kasemin është vendosur arresti në burg për një afat 45-ditor, raporton korrespondentja e Top Channel Entjola Budo. Ndërkohë, për Luciano Seferin, Moisi Matushajn, Romeo Shehun, Murat Zhabina dhe Kristo Kosho është vendosur masa “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË AUTOSTRADËN LUSHNJË-FIER/ Makina përplaset me furgonin, disa të plagosur
Previous article RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AUTOSTRADËN LUSHNJË-FIER/ Makina përplaset me furgonin, disa të plagosur Aktualitet

AKSIDENT NË AUTOSTRADËN LUSHNJË-FIER/ Makina përplaset me furgonin, disa të plagosur

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT