Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 02:30 të mëngjesit të kësaj të premteje, në zonën e Vilës së Zogut në Durrës.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar rreth 40 metra në humnerë. Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa terreni i vështirë ka komplikuar ndërhyrjen për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit.
Ky i fundit është nxjerrë nga zona e aksidentit dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Durrësit. Mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa mjekët po vijojnë përpjekjet për t’i shpëtuar jetën.


