Për të gjashtën ditë me radhë, deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.
Aksionit të PDK-së këtë të enjte iu bashkuan edhe deputetë të Aleancës, si dhe asamblistë të PDK-së nga Vushtrria.
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se kjo parti do të vazhdojë aksionin deri në konstituimin e Kuvendit, duke i bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje që të marrin pjesë në procesin e konstituimit të institucioneve.
Ndërsa deputetja e Aleancës Time Kadrijaj paralajmëroi se nëse kjo situatë do të vazdhojnë protestat do të përshkallëzohen.


