• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ALARM NË PUKË/ Zjarri në Gojan i afrohet banesave, flakët favorizohen nga era e fortë
Home
Aktualitet
Kronikë

ALARM NË PUKË/ Zjarri në Gojan i afrohet banesave, flakët favorizohen nga era e fortë

17 August, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Zjarri në zonën e Gojanit në Pukë po afrohet me shpejtësi drejt banesave, duke rritur ndjeshëm rrezikun për banorët.

Flakët janë aktive mbi lagjen Meshurdh dhe, sipas burimeve nga banorët, zjarri ka kapërcyer rrugën dhe po avancon në drejtim të fshatit dhe banesave.

Situata është veçanërisht shqetësuese për shkak të erës së fortë, e cila po favorizon përhapjen e flakëve.

Mësohet se mjetet zjarrfikëse e kanë të pamundur të afrohen nga fshati Gojan i Madh për shkak të terrenit, ndërsa aksesi mund të realizohet vetëm përmes rrugës së vjetër të ndërtuar gjatë periudhës së pushtimit italian.

Ndërkohë, vijon zjarri në pyjet e Tërbunit dhe në zonën e livadheve të Hamzit, ku situata mbetet e vështirë. Flakët, të shtyra nga era, po përparojnë drejt pyjeve të Tërbunit dhe Gjegjanit.

Gjatë gjithë ditës kanë punuar të gjitha strukturat për izolimin e vatrave, me mbështetjen edhe të efektivëve të Forcave të Armatosura.

Megjithatë, vatrat e izoluara janë riaktivizuar disa herë për shkak të erës së fuqishme, veçanërisht gjatë orëve të pasdites.

Për shkak të rrezikut gjatë natës, po dërgohet një automjet në zonën e Gojanit për monitorimin e situatës dhe ndërhyrjen duke qenë se zjarri po përparon më tej drejt banesave.

Situata mbetet e vështirë, ndërsa era e fortë mbetet një prej faktorëve kryesorë që po vështirëson kontrollin e flakëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Previous article PUBLIKOHET VIDEO/ Ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET VIDEO/ Ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona Aktualitet

PUBLIKOHET VIDEO/ Ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

E RËNDË/ Shpërthen motori i skafit në “Porto Palermo” të Vlorës, 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës Aktualitet

E RËNDË/ Shpërthen motori i skafit në “Porto Palermo” të Vlorës, 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës

ZJARRET ZGJEROJNË HARTËN/ 7 vatra ende aktive! Ministria e Mbrojtjes: Mbi 400 forca dhe 5 mjete ajrore në operacione Aktualitet

ZJARRET ZGJEROJNË HARTËN/ 7 vatra ende aktive! Ministria e Mbrojtjes: Mbi 400 forca dhe 5 mjete ajrore në operacione

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT