• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U EKSTRADUA NGA BRITANIA NJË DITË MË PARË/ GJKKO lë në burg Xhuljano Hoxhën
Home
Aktualitet
Kronikë

U EKSTRADUA NGA BRITANIA NJË DITË MË PARË/ GJKKO lë në burg Xhuljano Hoxhën

17 August, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Posaçme vendosi lënien në fuqi të arrestit me burg ndaj 31-vjeçarit të ekstraduar ditën e djeshme nga Britania Xhuljano Hoxha, nën akuzë si pjesë e grupit kriminal që kultivoi 870 kg kanabis në Drenovicë të Beratit, operacion që u krye që në nëntor të 2022.

Para gjyqtarit Bib Ndreca dhe prokurores Elida Kaçkini, Hoxha nuk ka folur në gjykatë, teksa u mbrojt nga avokati i caktuar nga shteti Arben Peçi i cili kërkoi një masë më të butë sigurie.

Hoxha u prangos në Angli në tetor të vitit të shkuar, ndërsa arresti me burg u caktua prillin e kaluar nga GJKKO.

Gjatë operacionit të vitit 2022, në Berat u ndaluan 105 persona, ku 95 ndër to ishin gra që ishin punësuar për të pastruar hashashin. Sera ishte në pronësi të Hamdi Dylit, e cila ishte ndarë në 4 pjesë, secila me një sipërfaqe prej 2 dynym. 11 persona u vunë në pranga, ndërsa nën hetim u vunë edhe 57 efektivë të policisë së Beratit, mes tyre edhe drejtues të lartë. 7 punonjës u përjashtuan përjetësisht nga radhët e bluve.

Prokuroria e Beratit shpalli moskompetencë dhe ia kaloi dosjen SPAK-ut, duke thënë se aktiviteti drejtohej nga 2 grupe kriminale. GJKKO ka dënuar para disa muajsh me 111 vite e 8 muaj burg 17 persona ku më i larti ishte për 2 drejtuesit e grupit kriminal, Sadetin Hasajn dhe Blerim Xhekën, të cilët janë dënuar me nga 8 vite e 8 muaj burgim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ISHTE I ARMATOSUR ME AUTOMATIK/ U vëzhgua me dron ‘Bayraktar’, si u zbulua vendi ku fshihej Ylli Zalla
Previous article I FSHIHEJ DREJTËSISË PREJ KOHËSH/ ARRESTOHET i shumëkërkuari Ylli Zalla

s.autor

Postime të ngjashme

ISHTE I ARMATOSUR ME AUTOMATIK/ U vëzhgua me dron ‘Bayraktar’, si u zbulua vendi ku fshihej Ylli Zalla Aktualitet

ISHTE I ARMATOSUR ME AUTOMATIK/ U vëzhgua me dron ‘Bayraktar’, si u zbulua vendi ku fshihej Ylli Zalla

I FSHIHEJ DREJTËSISË PREJ KOHËSH/ ARRESTOHET i shumëkërkuari Ylli Zalla Aktualitet

I FSHIHEJ DREJTËSISË PREJ KOHËSH/ ARRESTOHET i shumëkërkuari Ylli Zalla

TETË VATRA ZJARRI AKTIVE/ Vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë Aktualitet

TETË VATRA ZJARRI AKTIVE/ Vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT