• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TETË VATRA ZJARRI AKTIVE/ Vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë
Home
Breaking News

TETË VATRA ZJARRI AKTIVE/ Vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë

17 August, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 33 vatra zjarri në territorin e vendit, nga të cilat 8 mbeten aktive dhe 5 janë nën monitorim, ndërsa strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë operacionet për izolimin dhe shuarjen e tyre.

Sipas Agjencisë për Media dhe Informim, në operacionet për menaxhimin e situatës janë angazhuar 535 forca operacionale dhe 51 automjete zjarrfikëse.

Në mbështetje të tyre, Forcat e Armatosura kanë angazhuar 100 efektivë, 2 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”.

Në Malin e Dajtit, Tiranë, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri, me angazhimin e forcave tokësore dhe dy helikopterëve. Sipas informacionit zyrtar, vatrat janë nën kontroll dhe nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara.

Në Gurë-Lurë, Dibër, operacioni vijon me forca të shumta tokësore dhe mbështetje nga dy avionë “Air Tractor”. Edhe në këtë zonë nuk raportohet rrezik për banesat.

Në Qafë Helmës dhe Bruç, puna vijon në terren të vështirë. Zjarri në Qafë Helmës është shuar nga krahu i Bulqizës, ndërsa mbetet aktiv në drejtim të Selishtës. Strukturat në terren vijojnë ndërhyrjen dhe nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në Lufaj të Mirditës, vijon ndërhyrja pas hapjes së korridoreve ndarëse, me mbështetje edhe nga ajri.

Në Fushë-Lajë të Pukës, zjarri nuk paraqet intensitet të lartë dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, në Rrjoll, situata po monitorohet edhe përmes dronëve.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon monitorimin e pandërprerë të situatës dhe koordinimin me strukturat qendrore e vendore të Mbrojtjes Civile, duke përqendruar kapacitetet tokësore dhe ajrore në vatrat ku kërkohet ndërhyrje më intensive.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Previous article TRITOLI I SHKATËRROI SHTËPINË/ I kërkuari Ylli Zalla sfidon blutë me një video-mesazh para banesës: Po më ngrenë kurth...

s.autor

Postime të ngjashme

TRITOLI I SHKATËRROI SHTËPINË/ I kërkuari Ylli Zalla sfidon blutë me një video-mesazh para banesës: Po më ngrenë kurth... Aktualitet

TRITOLI I SHKATËRROI SHTËPINË/ I kërkuari Ylli Zalla sfidon blutë me një video-mesazh para banesës: Po më ngrenë kurth...

AFATET/ Hapen aplikimet për 300 vende të reja në Policinë e Shtetit Aktualitet

AFATET/ Hapen aplikimet për 300 vende të reja në Policinë e Shtetit

AKSIDENT NË AKSIN SHËNGJIN-LEZHË/ Plagosen katër persona, dy prej tyre fëmijë Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN SHËNGJIN-LEZHË/ Plagosen katër persona, dy prej tyre fëmijë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT