• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZJARRI NË HOTELIN E VLORËS/ Flakët dyshohet se nisën nga priza treshe ku ishin lidhur dy frigoriferë
Home
Breaking News

ZJARRI NË HOTELIN E VLORËS/ Flakët dyshohet se nisën nga priza treshe ku ishin lidhur dy frigoriferë

16 August, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë orët e para të mëngjesit të së dielës një hotel në Lungomare të Vlorës, duke lënë të plagosur shtatë persona.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00. Flakët dyshohet se kanë nisur në katin e parë të godinës, ku ndodhej një bar-restorant, dhe janë përhapur me shpejtësi në ambientet e gjithë godinës. Më pas, zjarri është ngjitur në katin e dytë, ku ndodheshin dhomat e hotelit.

Të shtatë personat që ndodheshin në hotel kanë tentuar të largohen nga godina. Disa prej tyre, në përpjekje për t’u shpëtuar flakëve, janë detyruar të hidhen nga ballkonet. Si pasojë, kanë pësuar fraktura, ndërsa të tjerë kanë marrë djegie në pjesë të ndryshme të trupit.

Një prej vajzave ka pësuar djegie të shumta në trup. Pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Vlorës, të plagosurit janë transportuar drejt Tiranës për trajtim më të specializuar, në Spitalin e Traumës dhe në repartin e djegieve.

Sipas mjekëve të Spitalit të Vlorës, gjendja e pjesës më të madhe të të plagosurve është stabilizuar. Edmond Breshanaj, shef i reanimacionit, ka bërë të ditur se njëra prej vajzave paraqet dëmtime të rënda, me djegie në pjesën më të madhe të trupit.

Dyshohet se zjarri ka nisur në ambientet e bar-restorantit, nga një prizë treshe ku ishin lidhur dy frigoriferë. Mendohet se mbingarkesa elektrike ka shkaktuar flakët, të cilat më pas janë përhapur me shpejtësi në të gjithë lokalin dhe në katin e hotelit.

Të plagosurit janë kryesisht të rinj, rreth moshës 20 deri në 25 vjeç. Ata kishin disa ditë që pushonin në Vlorë dhe ishin akomoduar në këtë hotel.

Një prej të rinjve, Luan Saliu nga Lipjani, i cili u detyrua të hidhej nga ballkoni së bashku me bashkëshorten e tij, ka treguar momentet e panikut dhe përpjekjen për t’i shpëtuar flakëve. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkaqet e sakta të zjarrit dhe rrethanat e ngjarjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOMENTE TMERRI/ Pushuesi tregon si u hodh nga ballkoni për t’i shpëtuar zjarrit në Vlorë
Previous article PARASHIKIMI I MOTIT/ Kthjellime dhe vranësira, reshje të shkurtra shiu në jug dhe lindje të vendit

s.autor

Postime të ngjashme

MOMENTE TMERRI/ Pushuesi tregon si u hodh nga ballkoni për t’i shpëtuar zjarrit në Vlorë Aktualitet

MOMENTE TMERRI/ Pushuesi tregon si u hodh nga ballkoni për t’i shpëtuar zjarrit në Vlorë

PARASHIKIMI I MOTIT/ Kthjellime dhe vranësira, reshje të shkurtra shiu në jug dhe lindje të vendit Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Kthjellime dhe vranësira, reshje të shkurtra shiu në jug dhe lindje të vendit

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal Aktualitet

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT