• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
QARKULLONIN TË ARMATOSUR NË MAKINË/ Arrestohen 2 shokët në Fier! Në pranga dhe një i tretë, kërcënoi me kallash gjatë sherrit
Home
Aktualitet
Kronikë

QARKULLONIN TË ARMATOSUR NË MAKINË/ Arrestohen 2 shokët në Fier! Në pranga dhe një i tretë, kërcënoi me kallash gjatë sherrit

15 August, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Tre persona janë arrestuar sot (15 gusht) në Fier, pasi u konstatuan me armë pa leje, në dy aksione të ndryshme.

Në pranga ka rënë një 19-vjeçar, Miklejin Monce, të cilit i është gjetur një pistoletë në makinë, si dhe shoku i tij, 28 vjeçar.

Pasagjeri Flavio Bregu arrestua pasi kishte dijeni se arma e zjarrit do të shitej në Fier.

Në Mallakastër, 38-vjeçari Ilir Sinaj u arrestua pasi kërcënoi me armë gjahu një person tjetër. Në banesë iu gjet edhe një ‘kallashnikov’.

Njoftimi i policisë:

“Brenda 24 orëve, finalizohen 2 operacione policore në Fier dhe Mallakastër. Sekuestrohen 2 armë zjarri dhe 1 armë gjahu. Vihen në pranga 3 shtetas.

Në vijim të kontrolleve të intensifikuara për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Forcës së Posaçme Operacionale, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas lëvizte i armatosur me armë zjarri në automjet, finalizuan operacionin policor të koduar “Aksi”.

Në kuadër të këtij operacioni, në Bypass-in e Fierit u kap dhe u vu në pranga shtetasi M. M., 19 vjeç, banues në Vlorë. Gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte 19-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri, tip pistoletë.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua edhe shtetasi F. B., 28 vjeç, banues në Vlorë, pasagjer në automjet, pasi dyshohet se kishte dijeni se shoku i tij, shtetasi M. M., posedonte armën e zjarrit dhe do ta shiste në Fier.

Ndërkohë, në Mallakastër, u finalizua operacioni policor i koduar “Hidden Guns”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi I. S., 38 vjeç, banues në fshatin Lofkënd, Mallakastër.

Ky shtetas dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë gjahu një shtetas tjetër. Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë bëri të mundur neutralizimin e situatës, arrestimin e autorit të dyshuar dhe sekuestrimin e një arme zjarri, tip kallashnikov, dhe një arme gjahu, të cilat i kishte fshehur në banesë dhe i mbante pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren
Previous article NDJEKJE SI NË FILMA/ 2 shqiptarë arrestohen për trafik droge! Kokainën e hodhën në kana

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

NDJEKJE SI NË FILMA/ 2 shqiptarë arrestohen për trafik droge! Kokainën e hodhën në kana Aktualitet

NDJEKJE SI NË FILMA/ 2 shqiptarë arrestohen për trafik droge! Kokainën e hodhën në kana

DETAJET/ Kapet në ndjekje furgoni me 2500 kubikë kanabisi, në pranga 2 të rinjtë! Do ngrinin plantacionin e drogës në vaun e Dejës Aktualitet

DETAJET/ Kapet në ndjekje furgoni me 2500 kubikë kanabisi, në pranga 2 të rinjtë! Do ngrinin plantacionin e drogës në vaun e Dejës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT