• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SITUATË KRITIKE ME ZJARRET NË ZONËN E LURËS/ Flakët favorizohen nga era dhe i afrohen banesave! Forca, avionë dhe ambulancë në aksion, dyshohet i qëllimshëm
Home
Aktualitet
Kronikë

SITUATË KRITIKE ME ZJARRET NË ZONËN E LURËS/ Flakët favorizohen nga era dhe i afrohen banesave! Forca, avionë dhe ambulancë në aksion, dyshohet i qëllimshëm

15 August, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Edhe gjatë orëve të natës së premte duke gdhirë dita e sotme (15 gusht) situata nga zjarret në vend ka qenë kritike në zonën e Lurës.

Flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe tani raportohet se i janë afruar e rrezikojnë banesat.

Autoritetet informojnë se mbi 170 forca janë angazhuar në terren që prej orëve të para të mëngjesit.

Në operacionin për shuarjen e zjarrit janë përfshirë punonjës të Bashkisë Dibër, punonjës të zonave të mbrojtura, forcat e ushtrisë dhe policia. Ndërkohë, në Lurë kanë mbërritur edhe dy avionë, të cilët po ndërhyjnë nga ajri për të frenuar përhapjen e flakëve.

Dyshohet se zjarret janë të qëllimshme, pasi janë evidentuar disa vatra në zona të ndryshme. Për shkak të situatës së rënduar, prej ditës së djeshme në Lurë ka qëndruar edhe një ambulancë me staf mjekësor.

Raportohet se një person është lënduar si pasojë e asfiksisë nga tymi dhe ka marrë ndihmë mjekësore në spital.

Në terren prej tre ditësh ndodhet edhe kryetari i Bashkisë Dibër, Rahim Spahiu, i cili po ndjek nga afër situatën dhe operacionin për përballimin e zjarreve. Situata vijon të mbetet kritike, ndërsa forcat në terren po punojnë për të shmangur afrimin e flakëve drejt banesave.

Një foto ka bërë edhe xhiron e rrjetit së fundmi, ku shfaqen 6 vatra zjarri në të njëjtën kohë, pothuajse në vijë të drejtë në një shpat mali (pllajë me bimësi e pyje), në distancë pothuajse të njëjtë nga njëra-tjetra dhe dukshëm të vendosura nga dora e njeriut qëllimisht.

Mësohet se autoritetet ligjzbatuese kanë nisur hetimet aktualisht dhe pritet të ketë informacione të reja mbi dinamikën dhe shkaqet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I ATI NË QELI PËR VRASJEN E RENIS DOBRËS/ Arrestohet në Tiranë Siciljan Çakri, dyshohet për trafik droge
Previous article AKSION ANTIDROGË NË TIRANË/ Arrestohet djali i Petrit Çakrajt, të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës

s.autor

Postime të ngjashme

I ATI NË QELI PËR VRASJEN E RENIS DOBRËS/ Arrestohet në Tiranë Siciljan Çakri, dyshohet për trafik droge Aktualitet

I ATI NË QELI PËR VRASJEN E RENIS DOBRËS/ Arrestohet në Tiranë Siciljan Çakri, dyshohet për trafik droge

AKSION ANTIDROGË NË TIRANË/ Arrestohet djali i Petrit Çakrajt, të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës Aktualitet

AKSION ANTIDROGË NË TIRANË/ Arrestohet djali i Petrit Çakrajt, të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës

RIHAPET DOSJA E KOZETA HYSENIT/ Prokuroria kërkon marrjen në pyetje të 28 personave për krimin e vitit 1999 Aktualitet

RIHAPET DOSJA E KOZETA HYSENIT/ Prokuroria kërkon marrjen në pyetje të 28 personave për krimin e vitit 1999

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT