• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SITUATË ALARMANTE NË PRISKË/ Ndërpritet energjia elektrike, stakohet edhe furnizimi me ujë për zonën Lundrës
Home
Aktualitet
Kronikë

SITUATË ALARMANTE NË PRISKË/ Ndërpritet energjia elektrike, stakohet edhe furnizimi me ujë për zonën Lundrës

13 August, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Zjarri që prej ditësh vijon të jetë aktiv në zonën e Priskës së Madhe është përhapur edhe në drejtim të Lundrës, Farkës së Madhe dhe Gurrës, duke rritur rrezikun për banorët dhe pronat e tyre. Situata e zjarreve ka sjellë edhe ndërprerje të energjisë elektrike në zonë, duke detyruar fikjen e stacionit të pompimit të ujit në Priskë. Si pasojë, banorët e zonës së Lundrës do të përballen me ndërprerje të furnizimit me ujë.

Njoftimi është bërë nga Ujësjellës Kanalizime Tiranë, i cili sqaron se ndërprerja e ujit vjen si pasojë e situatës së krijuar nga zjarret dhe ndërprerjes së energjisë elektrike. UKT bën me dije se do të njoftojë sërish qytetarët pas rikthimit të situatës në normalitet dhe të furnizimit me ujë. Ndërkohë, zjarri vijon të jetë aktiv në zonë. Flakët kanë përfshirë sipërfaqe me bimësi dhe ullishte, ndërsa një banesë e pabanuar është djegur dhe tre familje janë evakuuar për arsye sigurie. Banorët kanë raportuar gjithashtu se dhjetëra bagëti kanë mbetur të bllokuara në zonat e përfshira nga flakët, ndërsa në terren është konstatuar edhe një automjet i djegur plotësisht.
“Për shkak të situatës së zjarreve në zonën e Priskës dhe Farkës, stacioni i pompimit në Priskë është fikur pasi ka ndërprerje të energjisë elektrike. Si rrjedhojë, në zonën e Lundrës do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë. UKT njofton se do të dalë me një njoftim të dytë sapo situata të rikthehet në normalitet“, thuhet në njoftim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse
Previous article PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË DIVJAKË/ I riu kthehet në lokal pas sherrit me armë me silenciator për të vrarë 51-vjeçarin

s.autor

Postime të ngjashme

7 ORË SEANCË MARATONË NË GJYKATËN E FIERIT/ Lihet në burg drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë Aktualitet

7 ORË SEANCË MARATONË NË GJYKATËN E FIERIT/ Lihet në burg drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

NIS PROTESTA NË TIRANË/ Qytetarët i vendosin flakën koshave tek Ministria e Arsimit Aktualitet

NIS PROTESTA NË TIRANË/ Qytetarët i vendosin flakën koshave tek Ministria e Arsimit

E PËSON KEQ/ Iu gjetën 15 kg drogë dhe mbi 10 mijë euro, arrestohet i riu shqiptar në Itali Aktualitet

E PËSON KEQ/ Iu gjetën 15 kg drogë dhe mbi 10 mijë euro, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT