• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË DIVJAKË/ I riu kthehet në lokal pas sherrit me armë me silenciator për të vrarë 51-vjeçarin
Home
Breaking News

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË DIVJAKË/ I riu kthehet në lokal pas sherrit me armë me silenciator për të vrarë 51-vjeçarin

13 August, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi është parandaluar nga policia ditën e sotme, në Divjakë.

Raportohet se është ndaluar një 22-vjeçar, i cili ishte përgatitur për të vrarë një 51-vjeçar, me të cilin ishte konfliktuar më herët. Gjithçka kishte nisur në një lokal mëngjesin e sotëm, ku dy personat ishin përplasur verbalisht dhe fizikisht, duke marrë lëndime të lehta. Pas ndërhyrjes së policisë, konflikti ishte shuar dhe të dy ata ishin larguar për në banesat e tyre. Megjithatë, pas disa orësh, 22-vjeçari ishte rikthyer në lokalin ku ndodhi sherri, por këtë herë i armatosur me një pistoletë me silenciator dhe të mbushur me fishekë. Qëllimi i tij ishte të vriste 51-vjeçarin.

Policia ndaloi edhe 51-vjeçarin, pasi rezultoi se ai kishte gënjyer gjatë deklarimit të dhënë para efektivëve.

Njofitmi i policisë:

Parandalohet krimi në Divjakë! Policia e Divjakës mori njoftim se, në një lokal në pronësi të shtetasit Z. K., 50 vjeç, po ndodhte një konflikt me sende të forta. Menjëherë, shërbimet e Policisë janë afruar në vendngjarje, ku kanë konstatuar shtetasin O. L., 22 vjeç, dhe shtetasin Sh. Xh., 51 vjeç, të cilët ishin dëmtuar gjatë konfliktit me sende të forta.

Shtetasit O. L. dhe Sh. Xh., pasi kanë marrë mjekim dhe kanë përfunduar deklarimet në Komisariat, janë larguar në banesat e tyre. Gjatë kryerjes së veprimeve për dokumentimin e plotë të konfliktit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, Policia mori njoftim në rrugë operative se një prej autorëve, shtetasi O. L., disa orë më vonë ishte rikthyer te lokali i armatosur me një armë zjarri pistoletë me silenciator dhe dyshohet se do të vriste shtetasin Sh. Xh.

Ndërhyrja në kohë dhe me profesionalizëm e shërbimeve të Policisë parandaloi vrasjen. Në vijim të veprimeve operacionale dhe procedurale, specialistët e Hetimit të Krimeve bënë arrestimin e shtetasve:

– O. L., 22 vjeç, me precedent penal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në Shqipëri dhe Belgjikë.

Këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë me silenciator, me fishek në fole, gati për qitje.

– K. S., 45 vjeç, me precedent penal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në Shqipëri.

Këtij shtetasi, gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë i gjetën një armë zjarri pistoletë.

– S. D., 28 vjeç, me precedent penal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në Shqipëri. Ky shtetas drejtonte automjetin me të cilin shtetasi O. L. ishte rikthyer te lokali pas disa orësh.

– S. A., 30 vjeç, i cili ka tentuar të heqë armën e zjarrit nga automjeti i shtetasit K. S.

– Z. K., 50 vjeç, pronari i lokalit, i cili u arrestua për moskallëzim krimi.

– Sh. Xh., 51 vjeç, për moskallëzim krimi, pasi gjatë hetimit ka rezultuar se gjatë deklarimit nuk ka treguar të vërtetën në lidhje me konfliktin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 armë zjarri pistoletë, njëra prej tyre me silenciator, 4 automjete dhe 6 aparate celulare. Armët e zjarrit do t’i nënshtrohen ekspertimit përkatës. Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të konfliktit, përcaktimin e përgjegjësive dhe dokumentimin e aktivitetit kriminal të personave të përfshirë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITUATË ALARMANTE NË PRISKË/ Ndërpritet energjia elektrike, stakohet edhe furnizimi me ujë për zonën Lundrës
Previous article ZJARRI DREJT IZOLIMIT NË MIRËDITË/ Forcat operacionale vijojnë ndërhyrjen në terren

s.autor

Postime të ngjashme

SITUATË ALARMANTE NË PRISKË/ Ndërpritet energjia elektrike, stakohet edhe furnizimi me ujë për zonën Lundrës Aktualitet

SITUATË ALARMANTE NË PRISKË/ Ndërpritet energjia elektrike, stakohet edhe furnizimi me ujë për zonën Lundrës

ZJARRI DREJT IZOLIMIT NË MIRËDITË/ Forcat operacionale vijojnë ndërhyrjen në terren Aktualitet

ZJARRI DREJT IZOLIMIT NË MIRËDITË/ Forcat operacionale vijojnë ndërhyrjen në terren

ZJARRET NË VEND/ 45 vatra në 24 orë, 12 ende aktive. Ja si paraqitet situata Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 45 vatra në 24 orë, 12 ende aktive. Ja si paraqitet situata

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT