• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
7 ORË LUFTË ME FLAKËT/ Zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin pranë dy fshatrave në Gjirokastër
Home
Aktualitet
Kronikë

7 ORË LUFTË ME FLAKËT/ Zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin pranë dy fshatrave në Gjirokastër

9 August, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pas 7 orësh përballje të pandërprerë me flakët, zjarrfikësit kanë arritur të shuajnë plotësisht një zjarr të përmasave të mëdha që përfshiu gjatë natës një sipërfaqe me pyje dhe shkurre në territorin ndërmjet fshatrave Andon Poçi dhe Hundëkuq.

Alarmi është dhënë në orën 22:38, pas njoftimit të një qytetari për rënien e zjarrit në zonën e pyllëzuar. Menjëherë drejt vendngjarjes u nisën dy grupe shërbimi të MZSH-së Gjirokastër. Me mbërritjen në terren, zjarrfikësit u përballën me një situatë të vështirë. Flakët ishin përhapur në tre vatra aktive, të shtrira në dy kodra të ndryshme, ndërsa terreni i thyer malor dhe bimësia e dendur e bënin të pamundur ndërhyrjen me automjete zjarrfikëse.

Përballë kësaj situate, në operacion u angazhua i gjithë efektivi zjarrfikës. Ndërhyrja u krye në kushte të vështira, me zjarrfikësit që u përballën drejtpërdrejt me flakët për të parandaluar përhapjen e tyre drejt zonave të banuara. Gjatë natës, situata u bë veçanërisht e vështirë, pasi zjarri në momente të caktuara u përhap me intensitet, duke rrezikuar të avanconte në drejtim të fshatrave Andon Poçi dhe Hundëkuq. Pas një ndërhyrjeje të pandërprerë për rreth 7 orë, efektivët arritën të neutralizojnë të gjitha vatrat e zjarrit. Në orën 05:30, zjarri u shpall i shuar plotësisht.

Operacioni u zhvillua në kushte të vështira për shkak të terrenit malor dhe mungesës së aksesit për automjetet, por ndërhyrja në kohë dhe angazhimi i plotë i shërbimit zjarrfikës bënë të mundur frenimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre drejt fshatrave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARRI NË KRUJË/ Një lagje mbetet pa energji pas dëmtimit të linjës së tensionit të lartë, vijon ndërhyrja me helikopterë
Previous article IRANI VENDOS KUSHTET PËR HORMUZIN/ Kërkon heqjen e sanksioneve dhe kompensim nga SHBA-ja

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË KRUJË/ Një lagje mbetet pa energji pas dëmtimit të linjës së tensionit të lartë, vijon ndërhyrja me helikopterë Aktualitet

ZJARRI NË KRUJË/ Një lagje mbetet pa energji pas dëmtimit të linjës së tensionit të lartë, vijon ndërhyrja me helikopterë

VRASJA E 21-VJEÇARIT NË KORÇË/ Zbardhet dëshmia e autorit, shkak ngacmimi i të dashurës nga viktima Aktualitet

VRASJA E 21-VJEÇARIT NË KORÇË/ Zbardhet dëshmia e autorit, shkak ngacmimi i të dashurës nga viktima

FLAKËT NË MALIN E KRUJËS DALIN JASHTË KONTROLLIT/ Zjarri zbret drejt zonave të banuara Aktualitet

FLAKËT NË MALIN E KRUJËS DALIN JASHTË KONTROLLIT/ Zjarri zbret drejt zonave të banuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT