• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIDENTI TRAGJIK KU HUMBËN JETËN NËNË E BIR/ Publikohen PAMJE nga përplasja FATALE në Greqi
Home
Aktualitet
Kronikë

AKSIDENTI TRAGJIK KU HUMBËN JETËN NËNË E BIR/ Publikohen PAMJE nga përplasja FATALE në Greqi

7 August, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një video e regjistruar nga kamera e një kamioni ka zbardhur momentin e përplasjes së rëndë që i mori jetën një 43-vjeçareje dhe djalit të saj 21-vjeçar me origjinë shqiptare në zonën e Serres, në Greqi.

Aksidenti tragjik ndodhi mëngjesin e së premtes në rrugën nacionale Amfipoli–Drama, pranë Paleokomit, ku një automjet tip “Volkswagen” u përplas ballazi me një kamion.

Sipas mediave greke, përplasja ishte aq e fortë sa dy personat që udhëtonin në makinën e vogël nuk arritën t’u mbijetonin plagëve të marra. Mësohet se në timon ishte 21-vjeçari, ndërsa në sediljen e pasagjerit ndodhej nëna e tij. Ata ishin nisur herët në mëngjes drejt punës, por udhëtimi rezultoi fatal.

Pamjet e kamerës së kamionit pritet të analizohen nga autoritetet greke për të përcaktuar me saktësi dinamikën e aksidentit dhe përgjegjësitë për përplasjen.

Shoferi 56-vjeçar i kamionit ka deklaruar para autoriteteve se ishte duke lëvizur në korsinë e tij, kur automjeti që vinte nga drejtimi i kundërt humbi kontrollin dhe hyri në korsinë e tij. Ai ka thënë se tentoi të shmangte përplasjen, por nuk arriti ta evitonte.

Drejtuesi i kamionit ka pësuar dëmtime të lehta dhe është transportuar në spitalin e Dramës, jashtë rrezikut për jetën.

Familja e viktimave, me origjinë nga Shqipëria, jetonte prej vitesh në zonën e Paleokomit dhe ishte e njohur në komunitet. Ngjarja ka shkaktuar dhimbje të madhe te të afërmit dhe banorët e zonës.

Autoritetet greke vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit tragjik./VIDEO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKRUMBOHET NGA FLAKËT MAGAZINA NË BULQIZË/ Rrezikohen edhe dy banesat pranë saj
Previous article A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës

s.autor

Postime të ngjashme

SHKRUMBOHET NGA FLAKËT MAGAZINA NË BULQIZË/ Rrezikohen edhe dy banesat pranë saj Aktualitet

SHKRUMBOHET NGA FLAKËT MAGAZINA NË BULQIZË/ Rrezikohen edhe dy banesat pranë saj

"HUMBA GJITHÇKA"/ Gruaja dhe djali i ndërruan jetë në aksidentin tragjik, flet kryefamiljari: Po shkonin në punë por… Aktualitet

"HUMBA GJITHÇKA"/ Gruaja dhe djali i ndërruan jetë në aksidentin tragjik, flet kryefamiljari: Po shkonin në punë por…

EKSTRADIMI I SOKOL HOXHËS NË SHQIPËRI/ Ambasada Amerikane: SHBA nuk është strehë për ata që keqpërdorin emigracionin... Aktualitet

EKSTRADIMI I SOKOL HOXHËS NË SHQIPËRI/ Ambasada Amerikane: SHBA nuk është strehë për ata që keqpërdorin emigracionin...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT