• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DIL JASHTË TË FLASIM”/ Zbardhet si përfundoi i vrarë me thikë në fyt 24-vjeçari shqiptar në Itali
Home
Breaking News

“DIL JASHTË TË FLASIM”/ Zbardhet si përfundoi i vrarë me thikë në fyt 24-vjeçari shqiptar në Itali

4 August, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 24-vjeçarit shqiptar Nurian Dalipaj në Itali, ngjarje që tronditi mbrëmjen e së dielës qytezën Vescovato, në provincën e Cremona-s. Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, gjithçka dyshohet se lidhet me motive pasioni dhe një konflikt që kishte nisur prej kohësh.

Në trotuarin e rrugës “Via Bissolati”, përballë lokalit “Bar Centrale” dhe sheshit “Piazza Roma”, njollat e gjakut vazhdojnë të dëshmojnë vendin ku ndodhi përplasja fatale.

Për ngjarjen është arrestuar 32-vjeçari Mattia Miraglia, me origjinë nga Sicilia, shofer dhe banues në Vescovato. Ai akuzohet se goditi me thikë në fyt Nurian Dalipajn, i cili humbi jetën pak më vonë në spital, ndërsa plagosi rëndë edhe vëllain 20-vjeçar të viktimës, duke e goditur në bark. Vetë Miraglia pësoi një dëmtim në dorë gjatë përleshjes dhe ndodhet i shtruar në Spitalin Maggiore nën mbikëqyrje policore, në gjendje arresti, ndërsa hetohet për veprat penale të vrasjes dhe tentativës së vrasjes.

Sipas rindërtimit të ngjarjes nga karabinierët, konflikti kishte nisur disa orë më herët në një lokal në Cremona, ku punon ish-partnerja e 32-vjeçarit. Rreth orës 23:00, Miraglia shkoi në bar dhe pa të renë duke biseduar me Nurian Dalipajn, të cilin autoritetet e përshkruajnë si mik të vjetër të vajzës, si edhe me një person tjetër që ende nuk është identifikuar.

Hetuesit dyshojnë se Miraglia i kërkoi shqiptarit të dilte jashtë lokalit për të sqaruar situatën. Fillimisht mes tyre pati një debat verbal, por më pas konflikti degradoi në përplasje fizike me grushte. Personat e pranishëm ndërhynë dhe arritën t’i ndanin, duke i dhënë fund përkohësisht sherrit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALARM KIBERNETIK NË SHQIPËRI/ Mbi 14.6 milionë tentativa sulmesh në vetëm gjashtë muaj
Previous article SHKARKIMI NGA DETYRA/ I besuari i Prodës, Uljan Shpataraku çon Policinë e Shtetit në gjyq

s.autor

Postime të ngjashme

SI HYRI ERMAL BEQIRI NË BOTËN E BIZNESIT/ Nga analiza e videos Meta-Prifti, pasuritë luksoze dhe tenderat nga AKSHI Aktualitet

SI HYRI ERMAL BEQIRI NË BOTËN E BIZNESIT/ Nga analiza e videos Meta-Prifti, pasuritë luksoze dhe tenderat nga AKSHI

KALLËZIMI NË ITALI NDAJ ALTIN DUMANIT/ Reagon SPAK: Petrit Çela kërkoi përjashtimin e prokurorit nga një procedim penal Aktualitet

KALLËZIMI NË ITALI NDAJ ALTIN DUMANIT/ Reagon SPAK: Petrit Çela kërkoi përjashtimin e prokurorit nga një procedim penal

ALARM KIBERNETIK NË SHQIPËRI/ Mbi 14.6 milionë tentativa sulmesh në vetëm gjashtë muaj Aktualitet

ALARM KIBERNETIK NË SHQIPËRI/ Mbi 14.6 milionë tentativa sulmesh në vetëm gjashtë muaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT