• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
1200 METRA KATRORË/ Identifikohet kështjella prej 2.6 milionë eurosh e Ermal Beqirit në Francë (VIDEO)
Home
Breaking News

1200 METRA KATRORË/ Identifikohet kështjella prej 2.6 milionë eurosh e Ermal Beqirit në Francë (VIDEO)

2 August, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kjo është kështjella prej 2.6 milionë eurosh që identifikohet të jetë e Ermal Beqirit, për të cilën SPAK ka kërkuar sekuestrimin. Ajo me të cilën identifikohet lehtësisht se i përket biznesmenit, është një seksion në faqen zyrtare si dhe nga vetë njoftimi i SPAK që përcakton se kështjella ndodhet në Oise.

VIDEO

“Château d’Auteuil në Berneuil-el-Bray është një vend ekskluziv dhe pak i njohur për publikun, një monument historik privat i vendosur rreth një orë larg Parisit, në Oise”, thuhet në faqen zyrtare ku reklamohet kështjella.

Regjistrat francezë të pasurive të paluajtshme tregojnë se më 30 dhjetor 2024 Château d’Auteuil u shit për 2.612.200 euro. Shuma përputhet pothuajse plotësisht me atë të përmendur nga SPAK për blerjen e një kështjelle në Oise.

Sipas informacioneve të përfshira, kështjella është ndërtuar në “stilin e Luigjit XIII, u ngrit në fund të shekullit XVI dhe u rindërtua në mënyrë identike në vitin 1840 nga konti i ri Archambault de Combauld de Bourbon.”

“Prej 15 vitesh, pronarët e apasionuar janë angazhuar në restaurimin e saj për t’i rikthyer shkëlqimin e dikurshëm.

Rreth 50 ambiente, me një sipërfaqe totale prej 1 200 metrash katrorë, po restaurohen gradualisht, duke ndërthurur elementët klasikë si parketet në stilin e Versajës dhe oxhakët prej mermeri, me komoditetet moderne.

Prej 10 vitesh, pesë dhoma dhe suita luksoze u ofrojnë vizitorëve një qëndrim të paharrueshëm”, thuhet më tej.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “DETIT NUK I DIHET”/ Rama ndan historinë e peshkatarit nga Vlora: Një jetë mes dallgëve…
Previous article ERDHËN PËR PUSHIME/ 6 italianë dhunohen nga një grup shqiptarësh në Tiranë: Na kërcënuan me thikë…

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË VLORË/ Makina hyn në kryqëzim me semafor të kuq dhe përplas të renë, arratiset nga vendi i ngjarjes Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË VLORË/ Makina hyn në kryqëzim me semafor të kuq dhe përplas të renë, arratiset nga vendi i ngjarjes

U MIRATUA MES POLEMIKAVE/ Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen për huanë 302 mln $ me SHBA-në Breaking News

U MIRATUA MES POLEMIKAVE/ Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen për huanë 302 mln $ me SHBA-në

ERDHËN PËR PUSHIME/ 6 italianë dhunohen nga një grup shqiptarësh në Tiranë: Na kërcënuan me thikë… Aktualitet

ERDHËN PËR PUSHIME/ 6 italianë dhunohen nga një grup shqiptarësh në Tiranë: Na kërcënuan me thikë…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT