Një vatër e fuqishme zjarri është aktivizuar në zonën e Drenovës, në Mallakastër, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi dhe po i afrohen zonave të banuara dhe varrezave.
Po ashtu tymi i denduar ka përfshirë zonën.
Aktualisht forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po vijon puna për vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit.


