• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA FESTA NË BORD, TE PËRPLASJA ME POLICINË/ Anija turistike në Vlorë gjobitet me 400 mijë lekë
Home
Aktualitet
Kronikë

NGA FESTA NË BORD, TE PËRPLASJA ME POLICINË/ Anija turistike në Vlorë gjobitet me 400 mijë lekë

1 August, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një anije turistike është ndëshkuar me masë administrative prej 400 mijë lekësh të rinj, pasi është konstatuar duke lëshuar muzikë me volum mbi normat e lejuara gjatë lundrimit pas mesnate në zonën bregdetare të Vlorës.

Ndërhyrja e Policisë erdhi pas ankesave të qytetarëve për zhurmat e krijuara. Shërbimet e rendit kanë kryer kontrolle në afërsi të zonës së Ujit të Ftohtë, në drejtim të Lungomares, ku konstatuan një mjet lundrues turistik që prishte qetësinë publike.

Sipas Policisë, rreth orës 00:52, anija po lundronte nga zona e Ujit të Ftohtë drejt Portit të Vlorës, ndërsa muzika që lëshohej nga bordi ishte mbi nivelet e lejuara.

Për këtë rast, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës, ku nisi procedimi penal për administratorin e anijes, shtetasin D. S., 22 vjeç, banues në Vlorë, si dhe për kapitenin e saj, shtetasin V. P., 39 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi si prova materiale një amplifikator dhe dy bokse audio.

Ndërkohë, ndaj subjektit u vendos edhe masë administrative në vlerën 400 mijë lekë të rinj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJKKO E LIROI/ Berisha ironizon Ilir Beqajn: Mos u çudisni kur Rama t’i japë certifikatë mirënjohjeje
Previous article KONTROLLE NË TIRANË/ Makina luksoze, mjete të blinduara dhe persona me precedentë në sitën e policisë

s.autor

Postime të ngjashme

ERDHËN PËR PUSHIME/ 6 italianë dhunohen nga një grup shqiptarësh në Tiranë: Na kërcënuan me thikë… Aktualitet

ERDHËN PËR PUSHIME/ 6 italianë dhunohen nga një grup shqiptarësh në Tiranë: Na kërcënuan me thikë…

NDËRTOI KOMPLEKS LUKSOZ NË KEPIN E RODONIT/ Prokuroria dërgon për gjykim ish-kryeinspektorin e IMT-së, Ardian Halili dhe një ish-vartës Aktualitet

NDËRTOI KOMPLEKS LUKSOZ NË KEPIN E RODONIT/ Prokuroria dërgon për gjykim ish-kryeinspektorin e IMT-së, Ardian Halili dhe një ish-vartës

DIGJEN DY BANESA NË BERAT/ Flakët përfshijnë edhe një shtëpi monument kulture. Zjarri dyshohet i qëllimshëm Aktualitet

DIGJEN DY BANESA NË BERAT/ Flakët përfshijnë edhe një shtëpi monument kulture. Zjarri dyshohet i qëllimshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT