Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli është paraqitur në SPAK ku atij dhe Erald Elezit u është komunikuar zgjatja me 3 muaj e hetimeve për dosjen e tunelit të Llogarasë dhe Lotin 4 të Unazës së Madhe të Tiranës, ku është e pandehur edhe ish zv. kryeministrja Belinda Balluku. Sipas përllogaritjeve, hetimet zgjaten deri më 10 tetor.
Gjyli shoqërohej nga avokati i tij Andi Skënderaj dhe një efektiv policie pasi ndodhet në arrest shtëpie.
Ai është i akuzuar për shkelje të barazisë në tenderë.


