• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“REVOLUCIONI I FLAMINGOVE”/ Rama: Shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjes së huaj
Home
Politikë

“REVOLUCIONI I FLAMINGOVE”/ Rama: Shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjes së huaj

27 July, 2026 s.autor Politikë

Manipulimi i informacionit nuk vjen më me uniformë, por përmes rrjeteve sociale, videove të rreme dhe fushatave të koordinuara. Kryeministri Edi Rama e krahasoi këtë kërcënim me ‘Kalin e Trojës’, duke thënë se në ditë e sotme nuk duhet me një ushtri për të destabilizuar një vend. Si shembull konkret, ai solli rastin e protestave në Tiranë ose siç njihet ndryshe “revolucioni i flamengove” duke e cilësuar si një rast tipik dezinformimi që sipas tij u shfrytëzua nga aktorë armiqësorë për të goditur vendin tonë.

“Duhet të jeni informuar për të ashtuquajturën revolucion i flamingove. Është një shembull i jashtëzakonshëm i një çarje që edhe krijuar, që u bë një mënyrë për të hyrë armiqtë tanë. Ecim me vendosmëri drejt fazës së anëtarësimit në BE, është me rëndësi të forcojmë rezistencën ndaj sulmeve hibride. Sa më afër shkon një vend drejt BE, aq më shumë rreken aktorët e huaj, për të hyrë tinëzisht brenda dhe për të sulmuar. Ne jemi pararojë, kemi përjetuar sulme hibride dhe fushata. Duhet të mësojmë shpejt dhe të përshtatemi shpejt”, tha Rama.

Kryeministri tha se në epokën digjitale fuqia e një shteti nuk matet vetëm me kapacitete ushtarake apo ekonomike, por edhe me aftësinë për të ndryshuar perceptimin publik, për të thelluar ndasitë sociale dhe për të minuar besimin tek institucionet demokratike.

“Manipulimi dhe ndërhyrja e huaj në informacion kurrë nuk mbërrin me uniformën veshur, mbërrin si indinjatë, trend viral, video e falsifikuar, deep fake e një politikani, si një link që çohet në një grup WhatsApp-i nga një person që mirëfilli mendon se po ndan një të vërtetë, flet gjuhën tonë, shfrytëzon ankthet tona, kjo është arsyeja pse është kaq efektiv. Nuk iu duhet më ushtri për të destabilizuar një vend”, vijoi Rama.

Kryeministri u ndal edhe te sulmet klibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë, duke theksuar se vendi ynë ka ndërtuar një nga sistemet më të forta të mbrojtjes kibernetike në Europë. Megjithatë, ai nënvizoi se mbrojtja e infrastrukturës shtetërore nuk mjafton nëse qytetarët mbeten të pambrojtur ndaj manipulimit masiv të informacionit.

“Sa më afër shkon një vend drejt Bashkimit Europian, aq më shumë rreken aktorët e huaj të hyjnë tinëzisht brenda dhe të sulmojnë. Ne jemi pararojë, kemi përjetuar sulme hibride dhe fushata. Duhet të mësojmë shpejt dhe të përshtatemi shpejt”, tha Rama.

Rama tha se forcimi i rezistencës ndaj dezinformimit dhe sulmeve hibride është pjesë e domosdoshme e rrugës së Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Kryeministri mori pjesë në konferencën “Përballja me Manipulimin e Informacionit dhe Ndërhyrjen e Huaj: Shqipëria dhe Konteksti i Zgjerimit”, ku përfaqësues të institucioneve europiane, vendeve aleate, institucioneve shqiptare, medias, shoqërisë civile dhe sektorit të teknologjisë diskutuan mbi sfidat që paraqesin dezinformimi dhe ndërhyrjet e huaja për demokracitë dhe sigurinë europiane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARRËVESHJA ME SHBA NË KUVEND/ Balla zbulon ku do të shkojnë 302 milionë dollarët për mbrojtjen
Previous article FOTOLAJM/ Nga vezët te domatet e specat, protestuesit mbërrijnë me “arsenal” të ri para Kuvendit

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare Breaking News

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja Politikë

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara Politikë

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT