Protestuesit sot nuk janë të pajisur vetëm me vezë. ‘Arsenalit’ të tyre i kanë shtuar edhe domate e speca, si ‘realizim’ i premtimit se do të bënin një omletë.


27 July, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë
Protestuesit sot nuk janë të pajisur vetëm me vezë. ‘Arsenalit’ të tyre i kanë shtuar edhe domate e speca, si ‘realizim’ i premtimit se do të bënin një omletë.
Qytetarët janë vendosur para parlamentit për protestën e radhës. Me thirrjet “parlament i krimit”, “parlament analfabet” dhe “nuk na përfaqësoni”, ata kërkojnë që qeveria të dorëhiqet.
“Ju erdhi fundi”, thërrasin ata. Ata kënduan edhe himnin kombëtar, me të cilin çelin çdo protestë të orës 19:00 para kryeministrisë.
Pas pak pritet që Kuvendi të nisë seancën plenare, por godina e parlamentit tashmë është rrethuar nga gardhi metalik dhe forca të shumta policie, për shkak të protestës së paralajmëruar.
Ashtu si për protestën e së enjtes, rrethimi është nga Ministria e Brendshme, pedonalja e deri te Xhamia e Namazgjasë te “Rruga e Elbasanit.”