• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PËSON KEQ/ Paguante me euro të falsifikuara në karburant, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
Home
Aktualitet
Kronikë

E PËSON KEQ/ Paguante me euro të falsifikuara në karburant, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

26 July, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Përdorimi”, duke vënë në pranga një 24-vjeçar që dyshohet se blinte produkte dhe kryente pagesa me kartëmonedha euro të falsifikuara. Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë dhe nën drejtimin e Prokurorisë, nisën hetimet pas një kallëzimi se një shtetas kishte mashtruar në një pikë karburanti duke paguar me kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Rr., 24 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se 24-vjeçari furnizoi automjetin me karburant në një pikë karburanti në fshatin Sinaballaj, Rrogozhinë, dhe kreu pagesën me tre kartëmonedha 20 euro, të dyshuara të falsifikuara. Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti në portofolin e tij edhe 10 kartëmonedha të tjera me prerje 20 euro, gjithashtu të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në total, autoritetet sekuestruan 13 kartëmonedha me prerje 20 euro, të dyshuara të falsifikuara. Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 150 VULLNETARË PËR PASTRIMIN E PORTO PALERMOS/ Rama: Shembull i bukur i kujdesit për mjedisin
Previous article E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë në ajër për të kanosur disa persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër

s.autor

Postime të ngjashme

DHUNA NË PROTESTË/ Hita: Pas dhunës qëndrojnë persona të rekrutuar brenda dhe jashtë vendit Aktualitet

DHUNA NË PROTESTË/ Hita: Pas dhunës qëndrojnë persona të rekrutuar brenda dhe jashtë vendit

PROTESTA E PËRSHKALLËZUAR NË TIRANË/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë Aktualitet

PROTESTA E PËRSHKALLËZUAR NË TIRANË/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

BIZNESET ULIN QEPENËT/ Protestuesit plaçkitin dhe shkatërrojnë gjithçka Aktualitet

BIZNESET ULIN QEPENËT/ Protestuesit plaçkitin dhe shkatërrojnë gjithçka

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT