• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë në ajër për të kanosur disa persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër
Home
Aktualitet
Kronikë

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë në ajër për të kanosur disa persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër

26 July, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Dibrës pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër për të kanosur disa shtetas. Sipas njoftimit të Policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Dibër, kanë vijuar hetimet për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 24 korrikut 2026, në bulevardin “Elez Isufi”.

Në përfundim të veprimeve hetimore, është arrestuar në flagrancë shtetasi F. I., 38 vjeç, banues në fshatin Pollozhan, Dibër. Gjithashtu, është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi K. I., 19 vjeç, banues në Pollozhan. Nga hetimet dyshohet se 38-vjeçari, në bashkëpunim me 19-vjeçarin, ka qëlluar në ajër me armë zjarri me qëllim kanosjen e disa personave, konkretisht shtetasve M. H., 52 vjeç, L. H., 21 vjeç, O. H., 25 vjeç, R. H., 21 vjeç, J. Sh., 18 vjeç dhe K. D., 18 vjeç, banues në Peshkopi dhe Pollozhan.

Ndërkohë, për disa persona të tjerë ka nisur procedimi penal për veprën “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se kanë pasur dijeni për ngjarjen, por nuk e kanë denoncuar atë në organet e policisë.

Për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” është referuar material procedural edhe për shtetasin G. I., 44 vjeç, banues në Pollozhan. Materialet hetimore i janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSON KEQ/ Paguante me euro të falsifikuara në karburant, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
Previous article SI NË NJË FILM AVENTURASH/ Po ecte në pyll dhe gjeti një shpatë 2,700-vjeçare të ngulur drejt në tokë

s.autor

Postime të ngjashme

SHOQËRIME NGA PROTESTA NË KORÇË/ Dhjetëra të ndaluar, policia nuk kursen as minorenët Aktualitet

SHOQËRIME NGA PROTESTA NË KORÇË/ Dhjetëra të ndaluar, policia nuk kursen as minorenët

DHUNA NË PROTESTË/ Hita: Pas dhunës qëndrojnë persona të rekrutuar brenda dhe jashtë vendit Aktualitet

DHUNA NË PROTESTË/ Hita: Pas dhunës qëndrojnë persona të rekrutuar brenda dhe jashtë vendit

PROTESTA E PËRSHKALLËZUAR NË TIRANË/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë Aktualitet

PROTESTA E PËRSHKALLËZUAR NË TIRANË/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT