• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJE NGA SHERRI NË DURRËS/ U përfshi i kërkuari nga SPAK, Denis Tafili. AMP heton lidhjet me efektivin e policisë
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJE NGA SHERRI NË DURRËS/ U përfshi i kërkuari nga SPAK, Denis Tafili. AMP heton lidhjet me efektivin e policisë

25 July, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

I kërkuari nga SPAK, Denis Tafili, dyshohet se është përfshirë në një konflikt në një lokal në Durrës, ku një person mbeti i dhunuar. Ngjarja ka vënë në lëvizje Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, e cila ka nisur verifikimet për rolin e një efektivi policie të pranishëm gjatë sherrit.

Sipas të dhënave paraprake, Tafili dyshohet se ka goditur me qytën e pistoletës shtetasin Edison Gjuzi, i cili ka deklaruar se është dhunuar gjatë konfliktit. Pas përplasjes, personat e përfshirë janë larguar nga vendi i ngjarjes.

AMP ka sekuestruar armën e zjarrit të efektivit të policisë, Leonard Xhamollari i cili ndodhej në ambientet ku ndodhi konflikti. Agjencia po heton nëse polici ka pasur lidhje me Denisin Tafilin apo nëse ka pasur ndonjë rol në favorizimin e tij pas ngjarjes.

Efektivi, gjatë deklarimeve të tij para agjentëve të AMP-së, ka mohuar të ketë lidhje me Tafilin, duke pretenduar se nuk ka pasur marrëdhënie me personin e kërkuar nga SPAK.

Ndërkohë, Edison Gjuzi ka deklaruar se e ka parë efektivin disa herë në shoqërinë e Denisit Tafilit dhe të personit tjetër të përfshirë në konflikt. Për këtë arsye, AMP po analizon edhe pamjet e kamerave të sigurisë për të sqaruar dinamikën e plotë të ngjarjes.

Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e konfliktit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e secilit person të përfshirë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KOSTOJA NUK ËSHTË VETËM NDËRTIMI"/ Ministri Karakaçi shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren
Previous article EMRI/ I kërkuar për trafik droge, arrestohet në Kavajë 26-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë

s.autor

Postime të ngjashme

U MOR PENG PARA 4 VITESH PËR 400 MIJË EURO/ Paratë e drogës dhe e shkuara e Refit Buzit, shkak për 3 viktima Aktualitet

U MOR PENG PARA 4 VITESH PËR 400 MIJË EURO/ Paratë e drogës dhe e shkuara e Refit Buzit, shkak për 3 viktima

EMRI/ I kërkuar për trafik droge, arrestohet në Kavajë 26-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë Aktualitet

EMRI/ I kërkuar për trafik droge, arrestohet në Kavajë 26-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë

"VAJZËN PO TA BESOJ TY"/ Zbardhen negociatat mes Shefit të Policisë së Roskovecit dhe 35-vjeçarit Refit Buzi që mbajti peng ish-partneren Aktualitet

"VAJZËN PO TA BESOJ TY"/ Zbardhen negociatat mes Shefit të Policisë së Roskovecit dhe 35-vjeçarit Refit Buzi që mbajti peng ish-partneren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT