• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTOHET 39-VJEÇARI NË LEZHË/ Sekuestrohen ora luksoze dhe 3.3kg flori me vlerë 300 mijë euro
Home
Aktualitet
Kronikë

ARRESTOHET 39-VJEÇARI NË LEZHË/ Sekuestrohen ora luksoze dhe 3.3kg flori me vlerë 300 mijë euro

24 July, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar ‘Final O’clock’, i cili ka goditur një rast të tregtimit të sendeve me vlerë të cilat dyshohen se mund të jenë të vjedhura jashtë shtetit dhe të kontrabanduara në Shqipëri.

Në kuadër të operacionit është arrestuar shtetasi A.M., 39 vjeç, banues në Lezhë, i cili dyshohet se shiste në argjendarinë e tij bizhuteri floriri dhe ora dore të markave luksoze, pa dokumentacion që provonte origjinën e tyre.

Gjatë kontrollit në subjekt, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare sekuestruan 133 ora dore të markave luksoze pa dokumentacion shoqërues, bizhuteri floriri me peshë rreth 3.3 kilogramë pa faturat përkatëse të blerjes, si dhe 270.500 lekë dhe 2.700 euro, të dyshuara si të përfituara nga kjo veprimtari.

Sipas Policisë, vlera totale e sendeve të sekuestruara arrin në rreth 300 mijë euro. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar me 39-vjeçarin. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLUTURIMI MË I GJAË NË BOTË: Nga Franca në Australi për 19 orë, pa ndalesë
Previous article VRAU ÇIFTIN E TË MOSHUARVE NË DROPULL/ Prokuroria kërkon 30 vite burg për autorin 72-vjeçar

s.autor

Postime të ngjashme

EKSTRADOHET NË ITALI JULJAN KOLLÇAKU/ I akuzuar për “organizatë kriminale” dhe “trafik narkotikësh” Aktualitet

EKSTRADOHET NË ITALI JULJAN KOLLÇAKU/ I akuzuar për “organizatë kriminale” dhe “trafik narkotikësh”

VRAU ÇIFTIN E TË MOSHUARVE NË DROPULL/ Prokuroria kërkon 30 vite burg për autorin 72-vjeçar Aktualitet

VRAU ÇIFTIN E TË MOSHUARVE NË DROPULL/ Prokuroria kërkon 30 vite burg për autorin 72-vjeçar

STUHI E FORTË NË KORÇË/ Era rrëzon pemët në bulevard! Breshëri dëmton të mbjellat në Devoll Aktualitet

STUHI E FORTË NË KORÇË/ Era rrëzon pemët në bulevard! Breshëri dëmton të mbjellat në Devoll

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT