• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DYSHOHET SE ABUZOI SEKSUALISHT ME TË RENË/ Shpallet në kërkim 42-vjeçari në Lushnjë! Në pranga një tjetër (EMRI)
Home
Aktualitet
Kronikë

DYSHOHET SE ABUZOI SEKSUALISHT ME TË RENË/ Shpallet në kërkim 42-vjeçari në Lushnjë! Në pranga një tjetër (EMRI)

23 July, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në qytetin e Lushnjës ku një 27-vjeçare me probleme të shëndetit mendor, është abuzuar seksualisht nga një 42-vjeçar.

Ky i fundit i identifikuar si Saimir Meçani është shpallur në kërkim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

Sipas njoftimit të policisë, e reja është paraqitur në komisariat së bashku me dy familjarë të saj dhe në prani të një psikologu, ka kallëzuar një ditë më parë se ka rënë pre e dhunës seksuale.

Ndërkohë në pranga ka ra rënë vëllai i 27-vjeçares. Blutë bëjnë me dije se 32-vjeçari u arrestua pasi gjatë kohës që motra e tij po bënte denoncimin, dyshohet se ai ka djegur me lëndë djegëse, automjetin e nënës së 42-vjeçarit.

Sipas burimeve policore nga komisariati i Lushnjës, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në harkun kohor 03:00- 05:00 pas mesnate, në një pjesë të qytetit që vajza nuk është në gjendje ta përcaktojë.

Pas kësaj situate është kryer edhe ekspertiza mjeko- ligjore. Pavarësisht se ende nuk ka përgjigje zyrtare, e reja ka lëndime të jashtme.

“Në Komisariatin e Policisë Lushnjë, është paraqitur bashkë me 2 familjarë të saj, një shtetase 27 vjeçe me probleme të shëndetit mendor, e cila ka kallëzuar në prani të psikologut, se më datë 22.07.2026, një shtetas kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Menjëherë pas kallëzimit, shërbimet e Policisë kryen veprimet hetimore dhe procedurale për rastin dhe në vijim shpallën në kërkim shtetasin S. M., 42 vjeç, banues në Lushnjë, i dyshuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi D. Y., 32 vjeç, vëllai i 27-vjeçares, pasi gjatë kohës që motra e tij po kallëzonte në ambientet e Komisariatit, dyshohet se ka djegur me lëndë djegëse, automjetin e nënës së 42-vjeçarit, autorit të dyshuar.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit S. M. dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DHUNA PARA PARLAMENTIT/ 11 protestues dhe 6 efektivë paraqiten në QSUT dhe te Trauma, ja gjendja e tyre
Previous article TENSIONE EDHE NË SEANCË/ Erald Kapri shkon drejt foltores pa radhë, ndërhyn menjëherë Garda

s.autor

Postime të ngjashme

DHUNA PARA PARLAMENTIT/ 11 protestues dhe 6 efektivë paraqiten në QSUT dhe te Trauma, ja gjendja e tyre Aktualitet

DHUNA PARA PARLAMENTIT/ 11 protestues dhe 6 efektivë paraqiten në QSUT dhe te Trauma, ja gjendja e tyre

PËRPLASJET MES PROTESTUSVE PARA KUVENDIT/ Shkon në tre numri i efektivëve të lënduar Aktualitet

PËRPLASJET MES PROTESTUSVE PARA KUVENDIT/ Shkon në tre numri i efektivëve të lënduar

PROTESTUESIT SULMOJNË ME GURË POLICINË/ Plagoset në kokë një efektiv Aktualitet

PROTESTUESIT SULMOJNË ME GURË POLICINË/ Plagoset në kokë një efektiv

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT