Numri i punonjësve të Policisë së Shtetit të mbetur të lënduar gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit ka shkuar në tre.
Burime paraprake bëjnë me dije se efektivët kanë marrë dëmtime gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit, teksa situata u tensionua në perimetrin e sigurisë të ngritur përreth Parlamentit.
Përplasjet nisën kur një pjesë e protestuesve tentuan të çanin kordonin policor, duke sjellë ndërhyrjen e uniformave blu për të mbajtur nën kontroll turmën. Si pasojë e incidenteve, tre efektivë kanë mbetur të lënduar, ndërsa ende nuk janë bërë publike detaje mbi gjendjen e tyre shëndetësore.
Në zonë vijojnë të jenë të dislokuara forca të shumta të Policisë së Shtetit dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë (FNSH), ndërsa masat e sigurisë mbeten të përforcuara për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.
Protestuesit vazhdojnë tubimin përpara Kuvendit duke shprehur kundërshtimin ndaj qeverisë. Mes kërkesave kryesore të tyre mbetet largimi nga detyra i kryeministrit Edi Rama.


