• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“METAMORFOZA”/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për gjykim
Home
Breaking News

“METAMORFOZA”/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për gjykim

21 July, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për fraksionin e ndarë të dosjes “Metamorfoza”, për 9 të pandehur, të cilët janë hetuar në mungesë, pasi masat e sigurisë për ta nuk janë ekzekutuar nga Policia e Shtetit prej gati 3 vitesh.

Prokurorët Arben Kraja dhe Bledar Maksuti mbyllën hetimet për Ervis Martinajn, një prej personave më të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, për Denis Bajrin, Klaodor Hakajn, Prekë Kodrën, Aleks Ndrekën, Bardhyl Mavrajn, Eljon Haton dhe Arsad Bashlin.

Hetimet u mbyllën edhe për Nuredin Dumanin, person që po gjykohet edhe në megaoperacionin “Plumbi i Artë”. Ky i fundit mbahet në masën e sigurisë “arrest në burg” dhe ka statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Ndaj të gjithë grupit, SPAK ka ngritur akuzat: “Vrasje me paramendim”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, shpërthyeseve dhe municionit”.

Çështja ka zbritur në GJKKO dhe pritet të hidhet shorti për të caktuar gjyqtarin, i cili do të marrë në shqyrtim kërkesën e prokurorisë për kalimin ose jo të çështjes në gjyq.

Nga 9 personat e dërguar për gjykim, vetëm 2 janë të arrestuar, Aleks Ndreka i njohur si “Leksi Druve”, dhe Denis Bajri, i njohur edhe me mbiemrin Brajoviç.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAKETA E MALEVE/ Rama: 90% e kritikëve janë profile fallco! Pas tyre qëndrojnë sorrat e opozitave parlamentare dhe imagjinare
Previous article ATENTATI NË ELBASAN/ Autori i veshur për Halloween, iu afruan fëmijë për të luajtur, por u zhduk në përrua

s.autor

Postime të ngjashme

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë Aktualitet

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta Aktualitet

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta

ATENTATI NË ELBASAN/ Autori i veshur për Halloween, iu afruan fëmijë për të luajtur, por u zhduk në përrua Aktualitet

ATENTATI NË ELBASAN/ Autori i veshur për Halloween, iu afruan fëmijë për të luajtur, por u zhduk në përrua

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT