• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NË ELBASAN/ Autori i veshur për Halloween, iu afruan fëmijë për të luajtur, por u zhduk në përrua
Home
Aktualitet
Kronikë

ATENTATI NË ELBASAN/ Autori i veshur për Halloween, iu afruan fëmijë për të luajtur, por u zhduk në përrua

21 July, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Tre persona mbetën të plagosur në Elbasan në një atentat me armë. Autori, megjithatë, nuk arriti të qëllonte mbi shënjestrën, por, i ndjekur nga një efektiv policie, la pistoletën me të cilën kreu sulmin. Pista kryesore e hetimit mësohet se është ajo e përplasjes mes grupimeve kriminale, nisur edhe nga zona ku u krye sulmi.

I veshur me xhup dhe i dyshuar se ishte maskuar me paruke, autori iu afrua verandës së një lokali në lagjen “Banesa” të Elbasanit, ku hapi zjarr me pistoletë.

Burime thanë se ai qëlloi shtatë herë. Të plagosur mbetën Renaldo Mançe, 31 vjeç, Armand Tomorrica, 32 vjeç, si dhe kamarieri i lokalit, 19-vjeçari Bjorgi Hoxha. Fatmirësisht, të tre ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Por asnjëri prej tyre nuk ishte objektivi i atentatit. Burime policore i thanë A2 CNN se shënjestra e autorit ka qenë një tjetër person që ndodhej në lokalin ku ndodhi sulmi dhe që arriti t’u shpëtonte plumbave. Burime bëjnë me dije se shënjestër dyshohet se ka qenë nipi i një personazhi të njohur të botës së krimit në Elbasan.

Autori u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por në ndjekje të tij u vu një oficer policie, i cili në atë moment ndodhej jashtë shërbimit dhe po qëndronte me dy fëmijët e tij. Edhe pse pa armën e shërbimit me vete, efektivi u vu në ndjekje të autorit, i cili, gjatë largimit, hodhi në tokë pistoletën. Arma është sekuestruar nga grupi hetimor dhe do të shërbejë për identifikimin e autorit.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Banesa”, një zonë e njohur në Elbasan si problematike, ndërsa dyshimet janë se bëhet fjalë për një përplasje mes grupeve kriminale. Policia po vijon hetimet për kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të motiveve të atentatit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "METAMORFOZA"/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për gjykim
Previous article GRUPI HOUTHI KËRCËNOI ME BLLOKADË NË DETIN E KUQ/ Paralajmëron Trump: Nëse ndodh…

s.autor

Postime të ngjashme

"METAMORFOZA"/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për gjykim Aktualitet

"METAMORFOZA"/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për gjykim

ZJARR PRANË BANESAVE NË ZONËN JUGORE TË ELBASANIT/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë Aktualitet

ZJARR PRANË BANESAVE NË ZONËN JUGORE TË ELBASANIT/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

DYSHOHET SE KËRCËNOI NJË DREJTORESHË NË SEKTORIN E TATIMEVE/ Bashkëshorti i deputetes Spriopali vihet në hetim në gjendje të lirë Aktualitet

DYSHOHET SE KËRCËNOI NJË DREJTORESHË NË SEKTORIN E TATIMEVE/ Bashkëshorti i deputetes Spriopali vihet në hetim në gjendje të lirë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT