Po mbahet sot në kryeqytet dita e 51-të e protestës. Protestuesit, si çdo ditë tjetër, kanë nisur grumbullimin në sheshin Skënderbej, për t’u drejtuar më pas drejt Kryeministrisë, aty ku do të mbajnë edhe fjalimet.
Më herët gjatë paradites, disa protestues ishin të pranishëm te Kuvendi, aty ku po mbahej seanca plenare. Ata kishin paralajmëruar një protestë paqësore, por goditën makinat e Gardës dhe deputetëve me vezë me emrin e tyre. Qytetarët protestojnë prej 51 ditësh për gjendjen sociale dhe ekonomike të vendit, e po ashtu kundërshtojnë ndërtimin e projektit të resortit luksoz në Zvërnec e ishullin Sazan.


