• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KHAMENEI ËSHTË LARGUAR NGA IRANI/ Ngrihen dyshime për krizë të brendshme
Home
Nderkombetare

KHAMENEI ËSHTË LARGUAR NGA IRANI/ Ngrihen dyshime për krizë të brendshme

19 July, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Raportime të reja kanë ngritur pikëpyetje mbi situatën e brendshme në Iran, pasi rrjeti televiziv saudit Al-Hadath, duke cituar një burim të sigurisë izraelite, pretendon se udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, nuk ndodhet më në territorin iranian.

Sipas raportimit, Mojtaba Khamenei, i cili mori drejtimin e Republikës Islamike pas vdekjes së babait të tij, Ali Khamenei, në sulmet SHBA-Izrael më 28 shkurt, nuk është shfaqur publikisht që nga marrja e detyrës. Deri tani, ai ka komunikuar vetëm përmes deklaratave me shkrim.
Një prej këtyre mesazheve u transmetua së fundmi nga televizioni shtetëror iranian, ku lideri suprem paralajmëronte Shtetet e Bashkuara për pasoja në rast të rifillimit të luftës.

“Tani që armiku amerikan po kërkon të rifillojë luftën, duhet ta dijë se kombi iranian dhe fronti i rezistencës kanë mësime të paharrueshme për t’i dhënë”, thuhej në deklaratën e publikuar. Ai akuzonte gjithashtu SHBA-në për shkelje të memorandumit të mirëkuptimit të Islamabadit, duke deklaruar se “firma e presidentit amerikan nuk ka vlerë”.

Megjithatë, sipas të njëjtit burim të cituar nga Al-Hadath, këto deklarata nuk janë shkruar nga vetë Mojtaba Khamenei, por nga kreu i ri i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Ahmad Vahidi, në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë të lartë të këtij institucioni.

Burimi izraelit pretendon gjithashtu se brenda Iranit ekzistojnë mosmarrëveshje të thella, të cilat, sipas tij, kanë arritur në një nivel që rrezikon edhe vetë ekzistencën e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike.

Në të njëjtën kohë, sipas të njëjtit raportim, Shtetet e Bashkuara nuk dëshirojnë që Izraeli të marrë pjesë në një operacion të ri ushtarak amerikan kundër Iranit, edhe nëse Teherani ndërmerr një sulm ndaj Izraelit.

Megjithëse, këto pretendime nuk janë konfirmuar nga burime të pavarura dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga autoritetet iraniane, amerikane apo izraelite lidhur me raportimet e publikuara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "3 USHQIMET QË NUK NA MUNGOJNË..."/ Çifti 100 dhe 103 vjeç tregon sekretin e jetëgjatësisë!
Previous article DEBATE TË FORTA NË SEANCË/ Prokuroria: Ish-drejtoresha e Postës hyri 340 herë në kazino me bashkëshortin

s.autor

Postime të ngjashme

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë Botë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT