• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DEBATE TË FORTA NË SEANCË/ Prokuroria: Ish-drejtoresha e Postës hyri 340 herë në kazino me bashkëshortin
Home
Aktualitet
Kronikë

DEBATE TË FORTA NË SEANCË/ Prokuroria: Ish-drejtoresha e Postës hyri 340 herë në kazino me bashkëshortin

19 July, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Seanca gjyqësore për caktimin e masave të sigurisë ndaj tri të dyshuarave në çështjen e mungesës së 69 milionë lekëve në filialin e Postës Shqiptare në Durrës u shoqërua me debate të forta mes prokurorisë dhe mbrojtjes.

Sipas organit të akuzës, shuma monetare është tërhequr nga arka qendrore gjatë muajve prill dhe maj përmes veprimeve kontabël të kryera në kundërshtim me procedurat, pa u regjistruar si hyrje në degët e Shijakut dhe Krujës. Prokuroria ngriti dyshime edhe për përdorimin e mandatpagesave të falsifikuara, duke akuzuar ish-drejtoreshën e filialit, Elisabeta Mataj, për përvetësimin e shumës.

Një nga elementët e paraqitur nga akuza ishte edhe frekuentimi i kazinove nga Mataj dhe bashkëshorti i saj. Sipas prokurorisë, ish-drejtoresha rezulton të ketë hyrë 340 herë në kazino, përfshirë edhe gjatë periudhës kur dyshohet se janë zhdukur fondet. Për këtë janë administruar edhe pamje filmike të hyrje-daljeve në dy kazino në Tiranë. Mbrojtja e konsideroi këtë provë si cenim të jetës private dhe argumentoi se frekuentimi i kazinove nuk ka lidhje me çështjen penale.
Avokatët e Matajt kërkuan një masë më të lehtë sigurie, duke theksuar se ajo është nënë e gjashtë fëmijëve dhe nuk paraqet rrezik për t’iu shmangur drejtësisë. Ata kundërshtuan gjithashtu pretendimin se ajo ishte larguar nga vendi për të shmangur hetimin, duke sqaruar se hyrja në Shqipëri ishte bërë nga Morina, pikë kufitare që nuk pasqyrohet në sistemin TIMS sipas marrëveshjeve me Kosovën.

Në mbrojtje u paraqitën edhe dokumente që, sipas avokatëve, provojnë se Mataj kishte sinjalizuar prej muajsh parregullsi në sektorin e financës, kishte kërkuar kontrolle dhe masa disiplinore ndaj punonjëseve përgjegjëse, si dhe kishte informuar vazhdimisht Drejtorinë e Përgjithshme të Postës.

Nga ana tjetër, ish-shefja e financës Valbona Duni deklaroi se fondet janë marrë nga zyra e saj nga drejtoresha dhe nuk janë rikthyer, ndërsa arkëtarja Paola Dana mohoi të ketë përfituar para, duke deklaruar se çdo veprim në filial kryhej vetëm me urdhrin e drejtoreshës.

Në përfundim të seancës, gjykata vendosi masën “arrest në burg” për Elisabeta Matajn, ndërsa ndaj Valbona Dunit dhe Paola Danës caktoi masën “arrest në shtëpi”.
Për ngjarjen janë depozituar tre kallëzime penale: një nga Posta Shqiptare ndaj të trijave, një nga Valbona Duni ndaj Elisabeta Matajt dhe një nga vetë Mataj ndaj Dunit dhe Danës. Prokuroria pritet t’i bashkojë ato në një procedim të vetëm hetimor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KHAMENEI ËSHTË LARGUAR NGA IRANI/ Ngrihen dyshime për krizë të brendshme
Previous article "DRITA E SHPIRTIT TEM..."/ Dafina Zeqiri emocionon me urimin për 1-vjetorin e ditëlindjes së të birit

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT PËRBALLË MINISTRISË SË JASHTME, NË TIRANË/ Dy mjete përplasen me njëra-tjetrën Aktualitet

AKSIDENT PËRBALLË MINISTRISË SË JASHTME, NË TIRANË/ Dy mjete përplasen me njëra-tjetrën

51 DITË TUBIM NË KRYEQYTET/ Nis grumbullimi i protestuesve në shesh, pritet marshimi drejt Kryeministrisë Aktualitet

51 DITË TUBIM NË KRYEQYTET/ Nis grumbullimi i protestuesve në shesh, pritet marshimi drejt Kryeministrisë

I KËRKUAR NGA AUTORITETET SHQIPTARE/ Kapet i fshehur në një hotel biznesmeni italian, pritet ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë Aktualitet

I KËRKUAR NGA AUTORITETET SHQIPTARE/ Kapet i fshehur në një hotel biznesmeni italian, pritet ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT