Protestuesit janë grumbulluar në sheshin Skënderbej në Tiranë, në ditën e 47-ë të protestës kundër Qeverisë.
Me flamuj Kombëtar, pankarta dhe thirrjet ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’ ata kërkojnë largimin jo vetëm të Qeverisë, por të të gjithë klasës politike në vend.
Më pas ata kanë nisur marshimin në bulevardin Dëshmorët e Kombit, për t’u ndalur më pas në sheshin para godinës së Kryeministrisë, ku nisën të mbajnë edhe fjalimet e përnatshme.
Organizatori Edison Lika ka ‘thumbuar’ deputeten socialiste Elisa Spiropali (duke mos e përmendur me emër) nga protesta, e cila dorëzoi në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e parties.
Lika tha se deputetët socialistë nuk duhet të bëjnë gjasme sikur i dalin përtisë përballë, ndërkohë që sipas tij vijojnë të jenë brenda partisë.
Ai kërkoi që lëvizjet e kujtdo deputeti të jenë të qarta, të dukshme dhe në kohezion me kërkesat e sheshit.
“Ne inkurajojmë këdo që i del para këtij regjimi. Ne kërkojmë nga SPAK hetimin e Ramës, si koka kriminale e këtij sistemi të korruptuar. Por ne nuk do të mjaftohemi as me deputetë që bëjnë gjasme sikur i dalin përballë partisë, por vijojnë të jenë brenda partisë. Ne kërkojmë që lëvizjet e kujtdo të jenë të qarta, të dukshme dhe në kohezion me kërkesat e sheshit”, tha organizatori Edison Lika.


