• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DREJTONTE GRUPIN KRIMINAL TË TRAFIKUT TË KOKAINË/ Dënohet me burg 28-vjeçari shqiptar në Britaninë e Madhe
Home
Aktualitet
Kronikë

DREJTONTE GRUPIN KRIMINAL TË TRAFIKUT TË KOKAINË/ Dënohet me burg 28-vjeçari shqiptar në Britaninë e Madhe

16 July, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 28-vjeçar shqiptar është dënuar me tetë vite burg në Britaninë e Madhe, pasi u shpall fajtor për drejtimin e një grupi kriminal që merrej me furnizimin dhe shpërndarjen e kokainës.

Muharem Hekali u dënua nga Gjykata e Boltonit, pasi pranoi akuzat për komplot për furnizim me drogë të klasit A, posedim të kokainës me qëllim shpërndarjeje dhe posedim të parave të përfituara nga aktiviteti kriminal. Sipas autoriteteve hetimet nisën në shtator 2025, kur gjatë një kontrolli në një banesë në Atherton u zbulua një ambient i përshtatur për përgatitjen dhe paketimin e kokainës. Aty u sekuestruan qindra doza droge, peshore elektronike, mbi 9 mijë paund cash dhe lista me organizimin e shpërndarësve.

Analiza e telefonave celularë zbuloi se Hekali drejtonte grupin kriminal, duke koordinuar shpërndarësit dhe furnizimin me drogë. Pas arrestimit të tij në shkurt 2026, policia gjeti edhe mbi 850 gramë kokainë të fshehur në banesën e tij, si dhe 5 mijë paund të tjera. Sipas policisë, gjatë periudhës së aktivitetit kriminal, Hekali kishte prodhuar mbi 53 mijë doza kokaine, me një vlerë të përllogaritur në treg prej më shumë se 1.67 milionë paundësh. Në të njëjtin operacion u dënuan edhe dy bashkëpunëtorët e tij, Nikolaos Giousoufidis dhe Christos Kompos, të cilët në muajin prill morën nga tre vite e gjysmë burg për përfshirje në të njëjtin rrjet të trafikut të kokainës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENTOI TË VIDHTE NJË MARKET NË KRUJË/ Identifikohet dhe shoqërohet nga policia i mituri
Previous article DEKLARATA E MINISTRES SERBE PËR SHQIPTARËT/ Marta Kos: E habitshme si vazhdon të jetë në detyrë

s.autor

Postime të ngjashme

TENTOI TË VIDHTE NJË MARKET NË KRUJË/ Identifikohet dhe shoqërohet nga policia i mituri Aktualitet

TENTOI TË VIDHTE NJË MARKET NË KRUJË/ Identifikohet dhe shoqërohet nga policia i mituri

E RËNDË NË SHKODËR/ Përplasje me thikë brenda Poliklinikës, një person… Aktualitet

E RËNDË NË SHKODËR/ Përplasje me thikë brenda Poliklinikës, një person…

PËRPLASI PËR VDEKJE 7-VJEÇARIN NË ELBASAN/ Gjykata e Apelit lë në burg regjizorin Petri Bozo Aktualitet

PËRPLASI PËR VDEKJE 7-VJEÇARIN NË ELBASAN/ Gjykata e Apelit lë në burg regjizorin Petri Bozo

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT