• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SIGURIA NË PLAZHE/ Policia e Vlorës: Zero tolerancë për shkelësit e ligjit! 66 mjete lundruese të bllokuara
Home
Aktualitet
Kronikë

SIGURIA NË PLAZHE/ Policia e Vlorës: Zero tolerancë për shkelësit e ligjit! 66 mjete lundruese të bllokuara

13 July, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ervin Ndreu, drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe ai për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, në një konferencë për shtyp bënë bilancin e për muajin qershor. Në fokus të kësaj konference ishte gjithashtu edhe siguria në plazhe.

 “Gjatë muajit qershor janë evidentuar 254 vepra penale të ndryshme, prej të cilave janë zbuluar 240 ose 94.5 %. Për këto vepra penale janë identifikuar 280 autorë të dyshuar, nga të cilët 65 janë arrestuar/ndaluar, 206 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 9 janë shpallur në kërkim. Krahasuar me muajin e kaluar, janë evidentuar 42 raste më shumë të veprave penale, ndërsa zbulueshmëria është afërsisht në të njëjtat nivele, me 94%”, tha Ndreu.

Ai shtoi se këto rezultate u arritën pas pesë operacioneve të kryera për: goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve kundër personit; kapjen e shtetasve ne kërkim, me rrezikshmëri të lartë, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve pronës, konkretisht vjedhjes së banesave.

Gjatë këtij muaj kemi sekuestruar 6 armë zjarri (pistoleta),  4 armë të ftohta, 138 fishekë luftarak; mbi 700 doza lënde narkotike Tusi, Ketaminë, MDMA, Cannabis sattiva, Kokainë dhe Ekstazi; 4 pasuri të llojit “Apartament“; 1 pasuri e llojit “Njësi” (prona me vlere rreth 400 000 euro)”, tha ai.

Sa i përket aksidenteve rrugore në qershor janë shënuar 18 aksidente, ku 3 qytetarë kanë ndërruar jetë.

“Fatkeqësisht, gjatë këtij muaji kanë ndodhur 18 aksidente rrugore, si pasojë e të cilave kanë humbur jetën 3 shtetas. Gjatë kësaj periudhe, janë evidentuar 42 raste të drejtimit të mjeteve në mënyrë të parregullt ose 12 raste më shumë se në muaji maj, vepër për të cilën janë arrestuar 14 shtetas. Ndërkohë janë vendosur edhe 15 607 masa administrative”, tha ai teksa shtoi se sfidë mbetet lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike”, tha ai.

Per mbarëvajtjen e sezonit turistik veror, Ndreu tha se ‘janë vënë në dispozicion dhe 135 punonjës policie, të cilët do të jenë në shërbim përgjatë bregdetit, në Vlorë, Himarë dhe Sarandë’.

“Një apel të veçantë dua t’iu drejtoj qytetarëve, operatorëve turistikë, administratorëve të plazheve dhe çdo subjekti që ushtron aktivitet gjatë sezonit veror, që të respektojnë ligjin dhe standardet e sigurisë, pasi çdo shkelje që cenon jetën, shëndetin apo sigurinë e qytetarëve, do të trajtohet me seriozitet maksimal dhe në përputhje me ligjin”, shtoi ai.

Ndërkohë, kryekomisari Arbër Zemani tha se në këtë periudhë kanë hyrë rreth 3.2% më shumë turistë se qershori i kaluar.

“Gjatë muajit qershor 2026, në pikat e kalimit kufitar në juridiksionin e DVKM Vlorë janë përpunuar 202 013 shtetas dhe 40 059 automjete, me një mesatare ditore prej 6 734 shtetasish dhe 1 335 automjetesh. Nga shërbimet e portit të Vlorës, portit të Sarandës dhe pikës së kalimit kufitar Qafë Botë janë përpunuar në hyrje gjithsej 78 456 shtetas të huaj, rreth 3.2% më shumë se gjatë muajit qershor të vitit 2025.

Fluksi maksimal i regjistruar brenda 24 orëve ka arritur në 3 057 shtetas dhe 586 automjete, tregues që konfirmojnë rritjen e ndjeshme të lëvizjeve ndërkufitare gjatë sezonit turistik”, tha ai.

Zemani shtoi se siguria e turistëve do të jetë primare, ndërsa toleranca do të jetë zero.

“Po kryhet monitorim i vazhdueshëm nga toka dhe ajri nëpërmjet dronëve. Çdo shkelje që cenon sigurinë e pushuesve trajtohet me tolerancë zero dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi. Nga shërbimet në juridiksionin e DVKM Vlorë është regjistruar një fluks i lartë i mjeteve turistike lundruese në të gjithë vijën bregdetare. Gjithsej janë kontrolluar 1 555 mjete lundruese, me prezencë intensive në Triport, Sarandë dhe Dhërmi.

Nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare janë bllokuar 66 mjete lundruese. Janë vendosur 68 masa administrative, me vlerë totale 2 700 000 lekë, për shkelje të perimetrit të sigurisë në det, mungesë dokumentacioni në bord, mungesë të regjistrimit të pronësisë së mjetit brenda afatit, tejkalim të numrit të lejuar të personave në bord, qëndrim ose lundrim në ujërat e brendshme përtej afatit 18-mujor, si dhe lundrim pa certifikatën e operatorit turistik”, tha ai ndër të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHBA PO MERR KONTROLLIN E NGUSHTICËS SË HORMUZIT"/ Trump: Do të paguhemi që ta ruajmë atë
Previous article SPAK JEP PRETENCËN: Nga 7 vite burg për Fatime Kryemadhin e Ema Çokun dhe 4 vite për Pirro Xhixhon

s.autor

Postime të ngjashme

"PËR DY VITE ISHTE KOMPANIA MË E MADHE NË KRYEQYTET"/ Artan Hoxha: Ja si personazhet e botës së krimit investuan në ndërtim Aktualitet

"PËR DY VITE ISHTE KOMPANIA MË E MADHE NË KRYEQYTET"/ Artan Hoxha: Ja si personazhet e botës së krimit investuan në ndërtim

SPAK JEP PRETENCËN: Nga 7 vite burg për Fatime Kryemadhin e Ema Çokun dhe 4 vite për Pirro Xhixhon Aktualitet

SPAK JEP PRETENCËN: Nga 7 vite burg për Fatime Kryemadhin e Ema Çokun dhe 4 vite për Pirro Xhixhon

TRAGJIKE/ Aksidenti i rëndë i merr jetën shqiptarit në Itali! U përplas me një makinë teksa drejtonte motoçikletën Aktualitet

TRAGJIKE/ Aksidenti i rëndë i merr jetën shqiptarit në Itali! U përplas me një makinë teksa drejtonte motoçikletën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT