• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROTESTAT/ Review-të negative nëpër biznese, 15 denoncime nga pronarët në Policinë e Shtetit, identifikohen më shumë se 200 të dyshuar
Home
Aktualitet
Kronikë

PROTESTAT/ Review-të negative nëpër biznese, 15 denoncime nga pronarët në Policinë e Shtetit, identifikohen më shumë se 200 të dyshuar

13 July, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Të tjera denoncime kanë mbërritur në Policinë e Shtetit nga biznese private që pretendojnë se janë bërë objekt sulmi të koordinuar përmes komenteve dhe vlerësimeve negative në platformën Google.

Burime bëjnë me dije se deri tani janë 15 denoncime të total nga biznese, ndërsa hetimet e Krimit Kibernetik vijojnë. Deri tani, policia ka identifikuar më shumë se 200 persona që dyshohet se kanë përdorur llogaritë e tyre të rregullta në rrjetet sociale për të publikuar ose shpërndarë vlerësime negative ndaj bizneseve.

Të gjithë po verifikohen për të përcaktuar nëse kanë vepruar në mënyrë të koordinuar dhe nëse veprimet e tyre përbëjnë elementë të veprave penale. Sipas burimeve, hetuesit po shqyrtojnë disa vepra të mundshme penale, mes tyre “manipulimi i tregut”, “manipulimi i çmimeve”, “përhapja e informacioneve të rreme”, “shpifja”  dhe “falsifikimi kompjuterik”.

Qëllimi i hetimeve është identifikimi i personave që dyshohet se kanë organizuar ose koordinuar fushatën e vlerësimeve negative, e cila sipas denoncimeve mund të ketë shkaktuar dëme të konsiderueshme në imazhin dhe aktivitetin ekonomik të bizneseve të prekura.

Ishte kryepolici Skënder Hita që foli për herë të parë për një sulm të koordinuar ndaj bizneseve të turizmit, duke theksuar se kanë identifikuar rreth 10 mijë llogari në rrjetet sociale, shumica të reja, nga të cilat gjatë ditëve të fundit, jepnin vetëm përshtypje negative për bizneset vendase për të dëmtuar reputacionin online të tyre.

Ndërkohë me ndërhyrjen e autoriteteve shqiptare, “Google” është duke rikthyer në gjendjen fillestare të para disa ditëve review-t e dhjetëra bizneseve të sulmuara nën dirigjimin e organizatorëve të protestës, të cilët e deklaruan hapur nga podiumi, se të gjithë protestuesit kanë bërë kritika negative online për subjektet që ata pretendojnë se kanë vjedhur pronat shtetërore. Platforma Google, evidentoi lehtësisht se këto llogari ishin false dhe të gjitha llogaritë mashtruese kanë hyrë në listën e zezë dhe nuk bëjnë dot më review.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE/ Aksidenti i rëndë i merr jetën shqiptarit në Itali! U përplas me një makinë teksa drejtonte motoçikletën
Previous article “KREDITË U SHLYEN ME BURIME TË PAJUSTIFIKUESHME”/ SPAK jep konkluzionet për Fatime Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun

s.autor

Postime të ngjashme

SIGURIA NË PLAZHE/ Policia e Vlorës: Zero tolerancë për shkelësit e ligjit! 66 mjete lundruese të bllokuara Aktualitet

SIGURIA NË PLAZHE/ Policia e Vlorës: Zero tolerancë për shkelësit e ligjit! 66 mjete lundruese të bllokuara

SPAK JEP PRETENCËN: Nga 7 vite burg për Fatime Kryemadhin e Ema Çokun dhe 4 vite për Pirro Xhixhon Aktualitet

SPAK JEP PRETENCËN: Nga 7 vite burg për Fatime Kryemadhin e Ema Çokun dhe 4 vite për Pirro Xhixhon

TRAGJIKE/ Aksidenti i rëndë i merr jetën shqiptarit në Itali! U përplas me një makinë teksa drejtonte motoçikletën Aktualitet

TRAGJIKE/ Aksidenti i rëndë i merr jetën shqiptarit në Itali! U përplas me një makinë teksa drejtonte motoçikletën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT