• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PUBLIKOHET FOTO/ U ekzekutua me 25 plumba në Shkodër, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku
Home
Breaking News

PUBLIKOHET FOTO/ U ekzekutua me 25 plumba në Shkodër, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku

12 July, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Personi që shihni në foton e mësipërme është 40-vjeçari Aleksandër Koçeku, i cili u ekzekutua një natë më parë.

Ai po udhëtonte i vetëm me automjetin e tij nga zona e Dukagjinit në drejtim të Shkodrës, kur ra në pritën e autorëve. Në një segment malor të aksit Kir–Prekal, pa kamera sigurie dhe me lëvizje të pakta, ndaj tij u qëllua me breshëri automatiku. Një karikator kallashnikovi u zbraz mbi automjet, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ekzekutimin e 40-vjeçarit. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se në vendngjarje janë sekuestruar 25 gëzhoja automatiku, të gjitha të qëlluara nga e njëjta armë. Dyshohet se autori ose autorët kishin organizuar një pritë dhe e kanë qëlluar viktimën pa i lënë asnjë mundësi reagimi.

Trupi i pajetë u zbulua nga një kalimtar i rastësishëm, i cili pa automjetin me 40-vjeçarin brenda dhe njoftoi menjëherë policinë. Të afërmit pohojnë se familja Koçeku jetonte prej vitesh me friken e gjakmarrjes. Aleksandër Koçeku ishte vëllai i Artan Koçekut, i cili po vuan dënimin për vrasjen e Angjelin Shkambit në dhjetor të vitit 2017.

Sipas dosjes hetimore të vitit 2017, konflikti kishte nisur për një borxh prej 40 mijë eurosh, por ishte përshkallëzuar edhe për shkak të një çështjeje nderi. Në atë kohë, Angjelin Shkambi dyshohej se kishte krijuar një lidhje intime me motrën e vëllezërve Koçeku, ndërkohë që ishte i fejuar me një vajzë tjetër. Për kryerjen e asaj vrasjeje, Artan Koçeku kishte përfituar leje nga burgu i Peqinit, ku ndodhej i arrestuar për një tjetër vepër penale, dhe kishte organizuar takimin me viktimën përmes rrjetit social “Facebook”.

Sa i takon vrasjes së Koçekut hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë përgjatë itinerarit të lëvizjes së tij pasi zona ku ndodhi atentati nuk monitorohet me kamera. Një tjetër element që po verifikohet është fakti se 40-vjeçari ishte gjithashtu nën hetim për vrasjen e 19-vjeçarit Pavlin Preka, çështje për të cilën prokuroria e Shkodrës kishte zgjatur vetëm pak ditë më parë afatet e hetimit me tre muaj. Ndërkohë, policia e Shkodrës ka ngritur postblloqe në hyrje-daljet e qytetit dhe ka ushtruar kontrolle në zonën e Dukagjinit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat
Previous article TRAGJIKE/ Ishte duke punuar në arë me babanë, hyn në lum për t’u larë, mbytet 15-vjeçari në Berat

s.autor

Postime të ngjashme

NGA OFERTAT FALSE TE MESAZHET PËR PAKO/ Zbardhen mënyrat si mashtruesit po marrin të dhënat bankare Aktualitet

NGA OFERTAT FALSE TE MESAZHET PËR PAKO/ Zbardhen mënyrat si mashtruesit po marrin të dhënat bankare

TRAGJIKE/ Ishte duke punuar në arë me babanë, hyn në lum për t’u larë, mbytet 15-vjeçari në Berat Aktualitet

TRAGJIKE/ Ishte duke punuar në arë me babanë, hyn në lum për t’u larë, mbytet 15-vjeçari në Berat

EMRI/ I dënuar me 13 vjet burgim për shfrytëzim prostitucioni dhe skllavërim, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 13 vjet burgim për shfrytëzim prostitucioni dhe skllavërim, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT