• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E 40-VJEÇARIT NË LAÇ/ Gjendet arma e dytë, dyshime se në ngjarje ishin të përfshirë edhe persona të tjerë
Home
Breaking News

VRASJA E 40-VJEÇARIT NË LAÇ/ Gjendet arma e dytë, dyshime se në ngjarje ishin të përfshirë edhe persona të tjerë

11 July, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një armë zjarri e dytë është gjetur nga policia në zonën pranë lagjes “Erdogan”, aty ku mbrëmjen e 9 korrikut u vra Ilir Gjini .

Ilir Gjini, me origjinë nga Miloti, por me banim në Laç, kishte edhe 3 mbiemra të tjerë, Kokaj, Lika dhe Nure.

Burime të sigurta bëjnë me dije se arma u zbulua pas një kontrolli të imtësishëm të kryer nga grupi hetimor, pas dyshimeve të krijuara nga deklaratat e personave të shoqëruar në polici.

Sipas burimeve, hetuesit dyshojnë se në momentin e ngjarjes nuk kanë qenë vetëm autori i dyshuar dhe viktima, por edhe persona të tjerë që mund të kenë pasur rol në konflikt ose të kenë qenë të pranishëm gjatë përplasjes.

Arma e dytë e sekuestruar është një pistoletë me mulli (revolver), karakteristikë e së cilës është se gëzhojat mbeten brenda armës edhe pas shkrepjes.

Për këtë arsye, ajo është dërguar për ekspertizë balistike, e cila pritet të përcaktojë pronësinë e saj, nëse është përdorur gjatë ngjarjes dhe nëse ka pasur shkëmbim zjarri mes autorit, viktimës dhe personave të tjerë që dyshohet se kanë qenë në vendin e krimit.

I dyshuari, i vrasjes Emiljan Suti ka precedentë të theksuar kriminal, i dënuar me 5 vite burg për kanosje për shkak të detyrës, armëmbajtje pa leje, i arrestuar edhe në Belgjikë për vjedhje.

Hetimet vijojnë, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur plotësisht dinamikën e vrasjes dhe për të identifikuar çdo person të përfshirë në këtë ngjarje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JET SKI DHE GOMONET RREZIKUAN JETËN E PUSHUESVE/ Policia vendos mbi 1 milion lekë gjoba dhe bllokon mjetet
Previous article FESTË E MADHE PËR DITËLINDJEN E GRETËS/ Vëmendjen e merr kërcimi i Selin me babain e saj

s.autor

Postime të ngjashme

JET SKI DHE GOMONET RREZIKUAN JETËN E PUSHUESVE/ Policia vendos mbi 1 milion lekë gjoba dhe bllokon mjetet Aktualitet

JET SKI DHE GOMONET RREZIKUAN JETËN E PUSHUESVE/ Policia vendos mbi 1 milion lekë gjoba dhe bllokon mjetet

KULTIVONIN KANABIS/ Në kërkim babë e bir, procedohen 63-vjeçarja dhe kryeplaku i fshatit Aktualitet

KULTIVONIN KANABIS/ Në kërkim babë e bir, procedohen 63-vjeçarja dhe kryeplaku i fshatit

KONFLIKTE PËR MOTIVE TË DOBËTA/ Arrestohen 3 persona në Tiranë, në kërkim një tjetër Aktualitet

KONFLIKTE PËR MOTIVE TË DOBËTA/ Arrestohen 3 persona në Tiranë, në kërkim një tjetër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT