• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRONDITET BRITANIA/ Ish-ministrja e Burgjeve gjendet e vdekur, dyshime për vrasje
Home
Botë

TRONDITET BRITANIA/ Ish-ministrja e Burgjeve gjendet e vdekur, dyshime për vrasje

10 July, 2026 s.autor Botë

Policia britanike ka nisur hetime për vrasje pas vdekjes së ish-ministres konservatore Anne Widdecombe, e cila u gjet e mbuluar në gjak me një plagë në kokë në banesën e saj në Devon.

Efektivët gjetën 78-vjeçaren, ish-ministre e Burgjeve, me plagë të rënda, pasi një ekip i ambulancës njoftoi autoritetet dhe i thirri në banesën e saj në Haytor, në zonën e Dartmoor, pak para mesditës së së enjtes.

Fillimisht, vdekja e saj u njoftua të premten në mëngjes nga agjenti i saj, pa pasur indicie se ishte shkaktuar nga diçka tjetër përveç shkaqeve natyrore. Megjithatë, vetëm pak orë më vonë, Policia e Devon dhe Cornwall bëri të ditur se çështja tashmë po hetohet si vrasje dhe se autoritetet janë në kërkim të një “burri të bardhë”, të cilin e konsiderojnë të dyshuar për krimin.

Drejtuesja e hetimeve deklaroi se hetimet janë ende në fazat e para, por po zhvillohen me ritme intensive.

“Hetimi për vrasje është ende në fazat fillestare, por po ecën me shpejtësi të konsiderueshme. Kemi angazhuar të gjitha burimet e nevojshme për të përcaktuar saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe për të identifikuar personin përgjegjës, për të cilin besojmë se është një burrë i bardhë”, deklaroi ajo.

Ajo u bëri thirrje të gjithë personave që mund të kenë informacione, edhe nëse i konsiderojnë të parëndësishme, të kontaktojnë policinë.

Autoritetet kërkojnë veçanërisht dëshmi nga persona që mund të kenë vënë re lëvizje të dyshimta në zonën Haytor Vale, si edhe pamje nga kamerat e sigurisë, kamerat e zileve inteligjente ose kamerat e automjeteve.

Ndërkohë, ekspertët e kriminalistikës po kryejnë ekzaminime në banesën e Widdecombe, e cila është izoluar nga policia.

Sipas informacioneve, policët që mbërritën në banesë folën me kujdestaren e saj, e cila besohet se ishte personi që zbuloi trupin e pajetë.

Nga politika te televizioni

Anne Widdecombe ishte një nga figurat më të njohura të politikës britanike. Me një karrierë të gjatë në Partinë Konservatore, ajo u bë e njohur për qëndrimet e saj të forta dhe stilin e drejtpërdrejtë të komunikimit, duke përfaqësuar krahun e djathtë të partisë.

Më vonë fitoi popullaritet edhe në publikun e gjerë përmes pjesëmarrjes në programe televizive si “Strictly Come Dancing” dhe “Celebrity Big Brother”.

E konvertuar në fenë katolike, Widdecombe shpesh shkaktoi polemika për qëndrimet e saj mbi çështje sociale si aborti, martesa mes personave të të njëjtit seks dhe përdorimi i drogës, për të cilat mbështeste politika me tolerancë zero.

Ajo ishte një mbështetëse e zjarrtë e Brexit-it dhe kundërshtoi politikat për emetimet zero të karbonit, duke vënë në dyshim disa aspekte të shkencës mbi ndryshimet klimatike.

Në vitin 2023 iu bashkua partisë Reform UK dhe u bë një mbështetëse e fortë e Nigel Farage, madje duke u shfaqur në një emision televiziv në mbështetje të partisë vetëm dy ditë përpara se të bëhej publik lajmi për vdekjen e saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRISHTË/ U vra nga bashkëshorti pas debatit për celularin, del foto e viktimës së krimit në Shkodër
Previous article DOSJA "REVANSHI"/ GJKKO dënon 5 anëtarë të grupit kriminal, mes tyre ish-efektivin e RENEA-s

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA: Çfarë tregon për Republikën e re Islamike mungesa e Mojtaba Khameneit në varrimin e të atit? Botë

ANALIZA: Çfarë tregon për Republikën e re Islamike mungesa e Mojtaba Khameneit në varrimin e të atit?

ZELENSKY ZBULON PLANIN RUS/ Si Kina e ndaloi Putinin nga hedhja e bombës atomike Botë

ZELENSKY ZBULON PLANIN RUS/ Si Kina e ndaloi Putinin nga hedhja e bombës atomike

NGUSHTICA E HORMUZIT/ Beteja për pushtet dhe jo vetëm për para Botë

NGUSHTICA E HORMUZIT/ Beteja për pushtet dhe jo vetëm për para

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT